Sezari i kërkon Rebekës të spiunojë Alinën

Intervista - - TELENOVELA -

Feliksi hedh dyshime për Nidon

Amarilisi shkon në shtëpinë e Nikos për të parë Fabricion, duke u përpjekur ta bindë atë se nuk mund t’i bëjë asgjë të keqe bebes. Nikoja e lejon, me kushtin që Adriana të qëndrojë me të.

Sezari dëgjon të qeshurat e Alinës me një burrë. Nga ana tjetër, pasi Nidoja fle, Alina ikën duke thënë se ai është fare i padobishëm. Të nesërmen, kur Alina me beben dalin me makinë, Sezari vë re se dyert përplasen tre here, domethënë se me ta është edhe një person i tretë.

Feliksi hedh dyshimet se personi që është me Alinën, është Nidoja, pasi ka qenë ai vetë që e ka këshilluar atë dikur të lidhej me Alinën, për t’ia hequr duarsh këtë të fundit të atit. Luteroja e këshillon Rebekën të tregojë kujdes, pasi Alina mund të manipulojë çdo burrë në një mënyrë të tillë, sa ta shndërrojë edhe në kriminel.

Talesi shkon të vizitojë Natashën në spital. Ajo e falënderon që e shpëtoi, por ai i thotë se ka qenë ajo që ka shpëtuar atë dhe shpirtin e tij e ikën përgjithmonë. Alina arrin të marrë edhe pronat e fundit nga Sezari, ndaj i kërkon Nidos të vrasë Sezarin, duke e mbytur me një jastëk, ndërkohë që ajo vetë, me një thikë në dorë, përpiqet të qëllojë fshehurazi Nidon. Për fat, në atë moment, thërret Paloma dhe plani i Alinës dështon.

Alina mezi e pranon ardhjen e Rebekës në shtëpi, por nuk ka zgjidhje tjetër. Mjekja vë re se Alina i bën shumë kekë të vegjël Sezarit, ndërkohë që ai është me diabet. Alina është e sigurt se ajo ka ardhur për ta spiunuar.

Sezari i rrëfen Rebekës se dyshon që Alina ka një të dashur dhe kërkon ndihmën e saj për të vërtetuar dyshimet, ndonëse vazhdon ta dashurojë gruan e tij. Ai i

Nikoja ia merr përfundimisht fëmijën Amarilisit

Amarilisi shkon të marrë biletat e avionit, por fluturimi është anuluar dhe do të bëhet pas një jave. Asaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë, duke shkuar bashkë me Fabricion në shtëpinë e një shoqeje në plazh, ku nuk mund ta gjejë askush. Në mbrëmje, Nikoja e lë Amarilisin vetëm

Siza, që tashmë e ka marrë veten, kthehet në shtëpinë e Palomës. Kjo e fundit pyet qeshë, por ngrin kur shikon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.