Shpikje të famshme që janë bërë... gabimisht

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

1. Furra me mikrovalë

Persi Spenser ishte drejtues i një ekipi shkencëtarësh që po bënin eksperimente në lidhje me një studim që u përkiste radarëve në Luftën e Dytë Botërore. Një ditë, ndërsa po studionte tubat magnetron me vakum për llogari të shoqërisë Reytheon, ai vuri re se çokollata që kishte në xhep kishte filluar të shkrinte. Duke e parë me kujdes, zbuloi se mikrovalët që lëshonte magnetroni, mund të piqnin edhe ushqimet. Reytheon-i e bëri kërkesën për patentimin e shpikjes në vitin 1945.

2. Shkrepësja

Farmacisti britanik, Xhon Uoker, po përziente disa kimikate në një enë, në vitin 1826, kur vuri re se një copë nga përzierja ishte tharë në cepin e një shkopi. Kur u përpoq të kruante që ta pastronte, ajo mori flakë dhe kështu u shpik shkrepësja që njohim. Uokeri i shiti shkrepëset e para në një librari vendase dhe i quajti “zjarri i fërkimit”.

3. Çamçakëzi

Në fund të viteve 1860, Tomas Adams, një studiues nga Nju Jorku, filloi të bënte eksperimente me një lloj gome nga një pemë e Amerikës së Jugut, si një zëvendësuese e mundshme e kauçukut. Pas shumë dështimeve futi një ditë një copë nga kjo gomë në gojë dhe vuri re se i pëlqeu shija. Ai e preu në rripa dhe e hodhi në treg si çamçakëzat Adams, në vitin 1871.

4. Sakarina (ëmbëlsues)

Në vitin 1879, kimisti Konstantin Fahlberg po punonte në një laborator të universitetit Xhon Hopkins, në Merilend, SHBA. Një ditë, pas disa eksperimenteve me derivatet e katranit të qymyrgurit, ai harroi të lante duart para se të hante. Vuri re një shije të çuditshme të ëmbël ndërsa po hante dhe vërtetoi se ishte një ëmbëlsues artificial pa kalori, i njohur nga të gjithë me emrin sakarinë. Fahlbergu më pas paraqiti kërkesë për patentimin e kësaj shpikjeje.

5. Biskotat me copa çokollate

Në vitin 1930, kur Ruth Grejvs Uejkfild, e cila kishte një han në Masaçusets, mbeti pa çokollata gatimi, që i përdorte deri atëherë për bisko- tat e saj të famshme me gjalpë, përdori një çokollatë Nestle. Biskotat kishin brenda copëza lehtësisht të tretura çokollate, që e bënin atë më të këndshme e kremoze. Kur biskotat filluan të tërhiqnin interesin e të gjithëve, Nestle i dha Uejkfildit një sasi falas çokollatash, në shkëmbim të recetës dhe të vënies së fotos së saj në mbështjellësen e të gjitha çokollatave.

6. Radiografitë

Në vitin 1895, fizikani gjerman Vilhelm Rëntgen po bënte disa eksperimente me fenomenet e lëndës dhe të energjisë. Një ditë po kalonte një rrymë elektrike brenda disa tubave që i kishte mbyllur me karton në zi dhe zbuloi se një substancë kimike që gjendej aty pranë, filloi të lëshonte dritë fosforeshente. Ai zbuloi se rrezet e padukshme mund të kapërcenin edhe objekte të qëndrueshme. I quajti rrezet X, sepse ishin të panjohura deri atëherë.

7. Tefloni (përdoret për veshjen e enëve që nuk ngjisin)

Në vitin 1938, kimisti Roi Planket kishte ftohtë dhe la nën presion gaz tetrafluoretilen brenda një cilindri, të cilin e la aty gjithë natën për një eksperiment. Mëngjesin tjetër zbuloi se gazi ishte ngurtësuar anash dhe në fund të cilindrit, duke krijuar një shtresë të hollë, e cila kishte një pikë shkrirjeje shumë të lartë. Planketi e regjistroi shpikjen e tij në vitin 1945, duke e quajtur Teflon. Në fillim ajo u përdor për qëllime ushtarake dhe më pas, edhe në enët e kuzhinës.

8. Plastelina

Kjo lojë popullore në fillim u krijua si lëndë pastruese për tapetet në vitet ‘ 30. Megjithatë, nuk pasi shumë sukses dhe shoqëria Kutol Products, arriti në kufijtë e falimentimit. Për fatin e tyre të mirë, prodhuesit zbuluan se fëmijët e përdornin këtë produkt si lojë. Menjëherë i vunë emrin Play-Doh, i hoqën substancat pastruese dhe i shtuan ngjyra. Vazhdimi është i njohur.

9. Corn flakes (drithërat)

Në vitin 1894, doktor Xhon Kellog dhe vëllai i tij më i vogël, Uilliam, punonin në sanatoriumin Battle Creek të Miçiganit dhe po kërkonin të gjenin një zëvendësues të tretshëm të bukës për pacientët e tyre. Gabimisht e zien më shumë se ç’duhet grurin, të cilin më pas e prenë në copëza të vogla dhe e poqën. Rezultati ishte një ushqim i shëndetshëm dhe i shijshëm. Në vazhdim, ata e përsëritën procedurën me misrin, gjë që pati një sukses të menjëhershëm.

10. Brendi (konjaku)

Në shekullin e 16-të, një kapiten anijeje nxehu verën që të mund ta bënte më të përqendruar dhe ta transportonte më lehtë (Kishte për qëllim që ta hollonte përsëri me ujë më vonë). Megjithatë, zbuloi se vera e përqendruar kishte shije më të mirë sesa ajo normale, kështu që lindi e ashtuquajtura “brandevvijn”, ose vera e djegur, që sot e quajmë brendi apo konjak.

11. Velcro (ngjitësja e atleteve)

Ndërsa

inës kuzh ii Kënd

ndodhej jashtë qytetit për gjueti, në vitin 1941, inxhinieri zviceran Xhorxh de Mestral, vuri re si ngjisnin në rrobat dhe çorapet e tij bimët e njohura me emrin rodhe. Duke i vrojtuar më nga afër, vuri re se ato kishin ca si gremça mikroskopikë, të cilat i bënin të ngjiteshin pas pëlhurave. Mestrali bëri eksperimente me disa lloje lëndësh dhe në fund përfundoi te najloni, për të arritur rezultatin që dëshironte. Dy dhjetëvjeçarë më vonë, kërkesa në rritje e ketij produkti nga NASA e bëri atë të njohur.

12. Superngjitësja

Ndërkohë që po bënte eksperimente në laboratoret e Eastman- Kodak- ut, në vitin 1942, Herri Kuveri krijoi gabimisht një lëndë ngjitëse, të cilin e quajti cianoakrilat dhe që ngjitej kudo. Gjashtë vjet më vonë, ndërkohë që punonte në dizenjimin e xhamave të aeroplanit, zbuloi se kjo ngjitëse ishte shumë e fuqishme dhe nuk kishte nevojë të piqej. Duke e kuptuar përdorimin e saj të gjerë tregtar, Kuveri e patentoi zbulimin e tij dhe cianoakrilati doli në treg në vitin 1958.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.