Mamaja pësoi infarkt prej tradhtisë së motrës

Intervista - - MËKATE -

(Vijon nga numri i kaluar)

- Përshëndetje, - i thashë dhe i dhashë dorën kolegut të saj. Ime motër u zverdh e tëra. Djersët i filluan ballit, ndërsa priste se ç’do t’i thosha.

- A mund të më thuash, në punë je? E di yt shoq se ku je? - i thashë me një vetëpërmbajtje që s’e di ku e gjeta. Nga shoku i saj nuk arrita t’i hidhja sytë sepse e dija që do të shpërtheja. Pastaj, ç’faj më kishte ai i ziu?! Fajin e kishte ime motër. Ajo e dinte që ishte e martuar. Ç’dreqin kërkonte të zgërdhihej në krah të tjetrit?!

- Jo, - tha me gjysëm zëri, - po ja, të flasim... - U përpoq të vazhdonte, por unë thjesht e kapa nga bërryli. Kolegu i saj deshi të ndërhynte, por vetëm një gjest i imi që të mos përzihej e bëri të tërhiqej. - Atëherë do vish me mua tani në shtëpi, apo si do bëjmë? Besoj se nuk ke ndërmend të vazhdosh prapë! - dhe po prisja.

- Ikim në shtëpi, - tha, - por në orën një duhet të jem në punë.

- Ou? Pse, tani nuk qenke në punë, domethënë! - ia ktheva dhe e tërhoqa drejt makinës.

Thirra shoqen time dhe i thashë që do të iknim menjëherë. Përcolla shoqen time deri afër punës së saj dhe i thashë që do të shkoja ta merrja një ditë tjetër. Pastaj u drejtova për në shtëpinë time bash- kë me motrën. Derën na e hapi mamaja, që u gëzua dhe u habit njëkohësisht kur na pa të dyve bashkë në atë orë në shtëpi.

- Çfarë ka ndodhur? - tha mamaja, kur e pa që tërhoqa motrën për nga dhoma e gjumit e s’prita as të hiqte këpucët.

- Do të të sqaroj më vonë mama! Të lutem, më lër pak se duhet të sqarohem me Dinën një herë, - dhe mbylla derën. - Sa kohë ke që vazhdon me të, moj idiote? - i thashë ndërkohë që përpiqesha të mos bërtisja se mos më dëgjonin komshinjtë.

- Po, ka ca... - tha motra ndërkohë që dridhej si purteka.

- Si ka ca? Sa, ekzaktësisht ma thuaj? - i hungërita ngjitur me fytyrën.

- Po ja, ndonja një vit... - tha.

- Aha, domethënë, paska dy vjet, përderisa thua “ndonja një vit”, - dhe iu betohem që as fëmijë nuk e kam rrahur time motër, por në atë moment më vloi gjaku në majë të kokës. Nuk di sa e qëllova, por derisa ajo u rrëzua, nuk u ndala. Ndërkohë që e qëlloja, edhe i flisja me zë sa më të ulët që mundesha. E ngrita për krahësh si të ishte një leckë dhe desha t’i flisja, por e kuptova që më ishin errur sytë dhe e lashë. - Laj sytë e të të çoj në punë, hajvane! Si mund t’ua bësh këtë fëmijëve? Mirë që për ne të tjerët s’pyet se na turpëron, po a e di që fëmijëve do t’u thonë: “ja, fëmijët e kurvës!”?

Ajo vetëm qante, rregulloi trikon e shkoi në banjo. Ime më hyri në dhomë dhe më pyeti e shokuar: - Ka tradhtuar të shoqin? - Jo vetëm të shoqin, mama! Na ka tradhtuar e turpëruar të gjithëve. Një herë, o burra u martua shtatzënë se s’priste dot sa të mbaronte gjimnazin e tani na del se dashka edhe burrë tjetër, se nuk i del ai që ka në shtëpi! - i thashë me një frymë.

Në atë moment pashë time më që iu nxi buza. E mbajta për krahu dhe u përpoqa t’i thosha se do ta rregulloja atë punë, por tronditja kishte bërë të sajën. Ajo pësoi infarkt. Derisa e çova në spital me time motër, ajo ndërroi jetë me një hidhërim të tmerrshëm në shpirt. Ndoshta ishte edhe faji im se nuk duhej t’ia thosha në atë mënyrë aq të vrazhdë. Edhe sot, nëntë muaj pas vdekjes së saj, e kam plagë në zemër se më duket sikur jam unë fajtori për vdekjen e saj. Me time motër pothuajse nuk flas. E respektoj vetëm në sy të të tjerëve që të mos bëhemi më shumë gazi i botës, se besoj se gjysma e të njohurve tanë e dinë sjelljen e saj të turpshme.

G.

Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent në: http://www.pressreader.com/albania/intervista

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.