Të t’urrej a të të dua

Intervista - - POSTA -

Sa e gjatë kjo natë, sonte Si për dreq nuk gjen një fund Kujtimi yt që më ngacmonte Nisi zemrën ta lëkundë! Ti kurrkund nuk je dhe sonte U bë kohë që s’je kurrkund Zemra mundi të t’mohonte Por është shpirti që nuk mund! Sa më shumë zemra t’urrejë Aq më shumë shpirti do t’dojë Unë në mes, në këtë betejë S’di se ç’anë duhet të mbroj! Eh, sa herë gabim kam bërë Dhe gabim kam marrë vendime Të t’urrej, a të të dua Kjo nuk është në dorën time!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.