Mbrëmje vonë

Intervista - - POSTA -

Bledi Ylli Kemi nisur të flasim me gishta, në qytet s’ka më pluhur, ka veç drita. Nuk na pret njeri në ëndërr a përrallë, jemi pa shokë e miq këtë natë në mëhallë. Për ne perëndim s’do të ketë kurrë, as ankth e shpresa të sfilitura pa gjumë, ka veç një hënë e ca yje mbi re, sende që duken e zhduken me dhe pa ne. Mbrëmje vonë, askush nuk na gjykon, gjërat heshtin, si humbet kështu jeta?! Dhe ikim, vijmë e ikim përsëri pa zë, fshehtaz… për të mos u kthyer më. Isidor Koti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.