Tronditje të forta

Intervista - - POSTA -

Në luftë të madhe jam me ca, Që i vënë vendit gur në rrota, Nuk jam në shpirt fukara, Por më shkaktojnë tronditje të forta. Jam si gur i pastër diamanti, Midis shumë gurëve të tjerë, Shumë shtete habiten me ne, Se ishim si komb një vend me nder. Ne kishim njerëz të shquar, Ne gjerdanin tonë të kombit, Dhe me baltë i kanë mbuluar, Këta njerëz të soj sorollopit. Shumë gjak derdhi toka shqiptare, Se nuk duronim dot robërinë, Luftuam si shqipja dykrenare, Sa i sollëm vendit tonë lirinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.