Vëllai ushtron dhunë ndaj meje

Intervista - - REKLAMA -

- Kam një vëlla 2 vjet më të madh se vetja, që ushtron dhunë ndaj meje për çdo gjë. Veç të tjerash, di që merret edhe me pisllëqe. Ai ma ka sjellë në majë të hundës, nuk kam më një jetë timen. Ai është 24 vjeç dhe unë jam vrap te puna, vrap te shtëpia. Prindërit nuk kanë asnjë fuqi ndaj tij dhe u kam thënë “ndalojeni, sepse kam frikë se ndonjë ditë do bëj krim e do ta vras tim vëlla”. Kam menduar ta denoncoj në polici, por shumë vetë më thonë mos e bëj, mami gjithashtu. Babin e kam të sëmurë dhe nuk di të përgjigjet. Ju, si do të vepronit me një person të tillë? Unë mendoj edhe për të mirën e tij se ai është futur në rrugë të keqe. Nuk më lë të kem një lidhje serioze, jam si e burgosur...

Ergys Prishka: - Nuk mendon një herë që ky vëllai që merret me pisllëqe? Ai di shumë pislleqe që bëhen dhe thjesht merakun tënd se mos gabon dhe bie viktimë e kësaj bote të ndyrë. Por kur ty të të vijë koha, edhe ai do gëzohet për ty, prandaj mbaji bythët drejt e lëri dashuriçkat, por bëhu njeri për të qenë edhe mos guxo t’i bësh gropen vëllait, gjoja sikur po mendon për të mirën e tij, vetëm për të fituar lirinë tënde, hë xhan! Fidan Gola: - Kjo është Bravo. Anisa Nisa: - Asnjë person s’ka të drejtë të ngrejë dorë mbi tjetrin, asnjë arsye nuk e justifikon diçka të tillë. Përderisa prindi nuk ka autoritet kundrejt tij, më mirë dil më vete, merr një shtëpi mënjanë. Ti je e pavarur, punën e ke, ndihmo prindërit me lekë sa të kesh mundësinë e shih qetësinë tënde se u shkatërrove.

Flori Myrteli: - Ti, e dashur vajzë, rri dhe vazhdo siç ke ndenjur, atë do ta gjykojë Zoti dhe do marrë dënimin e merituar. Vetëm ti mos bëj gabim ta vrasësh apo ta denoncosh, sepse ti je vajzë e mirë dhe e dhe të mos jem vegël e askujt. Goni.

- Kam një pyetje, a bëhesh apo lind terrorist? S’i kuptoj këta lloj njerëzish... Aroni.

- Terrorist nuk është vetëm ai që kap një armë dhe vret të pafajshëm. Për mua terroristë janë të gjithë ata që shtypin jetën e tjetrit për nevojat personale. Akuzojmë grupet që quhen terroriste, por ne kemi politikanët tanë që po na e pinë gjakun çdo ditë e më shumë. Këta janë terroristë që lindën dhe janë të fshehur. Pra, terrorist bëhesh vetëm kur kërkon jetën e tjetrit për t’u bërë ti më i pasur dhe jo sapo lind. Arditi.

- Cilit do t’i jepnit dënimin me të rëndë, kriminelit që vret apo një mashkulli që përdor femrat për prostitucion? Laura.

- Kriminelë janë të gjithë ata që bejnë keq në jetën e tjetrit, ka shumë lloj kriminelësh dhe për mendimin tim duhet të kemi dënime të njëjta. Nuk ka të bëjë se çfarë bëri, por kur përfundimi është shumë i keq, këta lloj njerëzish duhet të marrin dënimin e merituar. Besoj edhe se kur jepen dënimet duhen zbatuar dhe jo siç bëjnë këta të shtetit tonë që nga një anë japin dënimin dhe nga ana tjetër marrin para dhe i lënë të lirë. Aveniri.

- Përse ISIS-i sulmon vetëm vendet ku ka më shumë myslimanë, ndërkohë që thonë se luftojnë në emër të Zotit e të islamizmit? Sonila.

- E vërteta është që për mua janë njerëz të djallit këta që flasin në emër të Allahut, janë të lindur nga djalli dhe veprojnë kështu. Vagabondi. sjellshme, duhet ta shijosh jeten se është e bukur. MOS u merr me ATA qe Zoti do t’i gjykojë, herët a vonë.

Keli Bazi Francesca: - Çdo vëlla bën për motrën, por jo dhe kaq. Po e çove në polici ta mbajnë një natë e t’i bëjnë presion nuk është keq, por si i thuhet një fjale, pyet 100 vetë e bëj si di vetë. Zoti të lehtësoftë hallin.

Ela Elion: - Shko në polici, denoncoje meqë merret me pisllëqe e as ka për ta marrë vesh që ishe ti. Ose ik nga shtëpia e jeto më vete. Mos lejo të dhunohesh më, ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, por vëllai yt e bën se e sheh që ti e pranon dhunën e ai e ka bërë rrugë.

Leda Sterniqi: - Ai maskara s’ka të drejtë të të prekë ty me dore. Edhe po të japim ne mendime, nuk janë zgjidhje, por përpara denoncoje t’i hyje frika dhe pastaj vendos të ikësh se të konsideron skllave ky qen. Bëhu e fort dhe merre në dorë jetën tënde.

Gerta AL: - Me sa shikoj unë, vëllai ka merakun tënd se e sheh si përfundojnë femrat rrugëve. Ndoshta tani të duket keq, por më mbrapa do thuash faleminderit vëlla, se fundja fare, po shohim çfarë po ndodh, po i marrin femrat e po tallen. Lidhje serioze thotë!

Gezim Hena: - Shumë në Shqipëri bejnë krime ne familje dhe është për të ardhur keq. Kij kujdes, gjej gjuhën e kumunikimit, do jetë më mirë per ty e per familjen. Ai ka probleme, mund të kosul-

- Cilat janë tre gjërat që e prishin më shumë një njeri? Bashkimi.

- Më së pari ai që prish një njeri është leku. Merre një të varfër dhe jepi para, do shohësh që nga njeri që ishte, u bë kafshë e egër. Së dyti, ajo që të merr vërtet në qafë është bukuria e jashtme. Sa njerëz të bukur shikojmë, dhe sapo hapin gojën vetëm broçkulla nxjerrin?! Mund të prishin edhe gjëra të tjera, por nuk po më vjen në mendje se cila është e treta. Sonila.

- A u besoni lidhjeve nëpërmjet gazetës apo internetit? Xhelozja e Nardit

- Dëgjo këtu, fjalëve që dëgjoj sa andejkëtej unë nuk mund t’u besoj, por kur e kam parë me sytë e mij që ka ndodhur një lidhje e tillë, mund të them që dhe ekziston. Duhet të dimë se, qëkur lindëm fati ynë është i shkruar në kurrizin tonë, prandaj edhe nuk e shohim, por rëndësi ka vetëm një gjë, që fati ynë nuk dihet se nga vjen, kështu që mos e humbisni kurrë besimin në jetën tuaj dhe shiko e vepro. Elle.

- A ekziston sot dashuria e njerëzve pa interes për shokun, mikun, vëllain, nënën etj. Mendoj se jo. Ju, çfarë mendimi keni?

- Edhe një nënë pret nga dashuria që i jep fëmijës që t’ia kthejë jo me para, por me vepra të bukura për jetën e tij. Pra, dashuri e pastër dhe pa interes nuk mund të them që ekziston tashmë, hallet dhe dobësia e karakterit na bëjnë të shikojmë vetëm interesin. Flora.

- Burrat e cilës krahine shqiptare i trajtojnë më mirë gratë? Nevi.

- Më vjen shumë shumë inat kur dëg- tohesh me një psikolog.

Pavlina Shyti: - Denoncoje në polici shpejt, pasi vellai yt ka probleme psiqike dhe duhet të kurohet. Ështe i çmendur. Ti ke të drejtën tënde dhe mund të zësh edhe një shok që të të qëndrojë pranë, të të udhëzojë dhe të të mbrojë nga vëllai psikopat.

Djali Eibi Lenduar: - E vetmja zgjidhje e sigurt per ty dhe pa i bërë keq vëllait tënd, është të gjesh një djalë të mirë dhe të fejohesh. Nëse do ndonjë ndihmë apo sqarim tjetër, më shkruaj në inbox.

Un Dhe Ti: - Po të isha femër, do të gjeja një mashkull dhe do t’i thoja: “vëlla i dashur, mirë u pjekshim”.

Ilir Kapedani: - Meqë paske lidhje serioze, merr djalin dhe ik. Veç ajo është zgjidhja jote moj goce?

Kujtim Hak Bajrami: - Dërgoje ne psikiatri t’i bëjnë qetësues se nuk ndalet, ndryshe të piu e zeza! Ervin Soss: - Martohu dhe ik. Enka Hyko: - Gjynah është të martohet me të parin që do t’i dalë përpara, se jeta është e gjatë.

Ervin Soss: - Po, është ashtu, nuk është jetë. Ervin Soss: - Iku ajo kohë. Enkelejda Myrtezai: - Ik, gjej shtëpi me qira dhe shoqe që t’i paguani shpenzimet përgjysëm. Enco Rol: - Gjej llafin me të. Emiljan Pjetri: - Në polici. joj shumë femra shqiptare që thonë: “do doja të martohesha me të huaj” dhe më ka bërë shumë përshtypje. Jam në një moshë shumë të re dhe do të doja që pasardhësit e mi të jenë shqiptarë dhe jo të ngatërroj racën, por duke dëgjuar atë që thashë më lart, më ka hyrë frika të krijoj një lidhje. Nuk mund të gjesh askund në Shqipëri një mashkull i cili të vlerësojë femrën. Virgjëresha.

- Si ju duket reagimi i parlamentarëve tonë? Uh se harrova, po fjalori i kryeministrit? E lodhura.

- Fjalët e bukura thuhen para votimeve, o njerëz. Sapo të marrin pozicionin dhe karrigen, aty dalin kokat e gjarpërinjve. Prandaj edhe flasin pa edukatë, se janë njerëz të ligë në shpirt dhe nuk u intereson fare se kush jemi ne që dëgjojmë gjepurat e tyre. Ky është një mësim shumë i mirë për ne në të vërtetë, sepse votën e ardhshme do e mendojmë shumë se ku do ta japim, se këta që janë tani në shtet e shikuam se cilët janë dhe nuk janë për vendin tonë. Agroni.

- Një pyetje qesharake kam: A bëni thashetheme dhe për çfarë, konkretisht? Grifsha.

- Besoj se thashethemi ka lindur në vendin tonë dhe s’mund të jetojmë po nuk u morëm me jetën e tjetrit. Nuk është faji ynë ky, kështu na e lanë dhe ne vazhdojmë më tutje. Nuk mund të përcaktosh se për çfarë mund të bësh thashetheme, por goja jonë nuk mbyllet kurrë pa u marrë me gjënë më të vogël dhe të parëndësishme, ne e bëjmë sikur u përmbys bota. Jemi të paparë eeee! Vagabondi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.