PYEsni nJËRi- TJETRin Pyetjet e reja...

Intervista - - REKLAMA -

- Çfarë mendimi keni për ato femra që zihen në publik dhe shkojnë gjer në dhunë me njëra–tjetrën? Kam parë shumë kohët e fundit në rrjete sociale dhe jam i lemerisur. Niku.

- Kush mendoni se e ka fituar vendin e punës për bukurinë që ka në median shqiptare dhe jo nga talenti që ka? Po femra që ka ecur në karrierë në saje të talentit të saj? Flas për spikeret dhe për ato që drejtojnë emisione? Arturi.

- Kur bëni diçka në jetë, e bëni për inat të tjerëve, apo për veten tuaj? Denisi.

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Cila është shprehja që pëlqeni dhe që e përdorni më shumë? Xhelozja e Lalit.

- Të them të drejtën, kam një shprehje të cilën nuk e pëlqej dhe aq shumë, por e përdor shumë shpesh. Është: “Më lini rehat në qetësinë time”. Shumë mund të habiten që kam këtë shprehje, por jeta ka ardhur ashtu që të bien në qafë për hiçgjë. Nuk dua ta përdor, o njerëz, kështu që më lini rehat. Beba.

- Të bëfsha... e di qe është e sharë vulgare, por nuk e heq dot. Pastaj, më del nga shpirti kur e them. Garipja.

- Si mendoni kur ishte shoqëria më e sinqertë, në kohën e komunizmit apo tani? Pse? Bashkimi.

- Jam nga Berati dhe kam jetuar kohën e komunizmit dhe mund të them me shumë bindje që dikur kemi patur shoqëri të pastër. Jetoj dhe ditët e rinisë së sotshme, që sapo të kthesh kokën fillojnë dhe flasin për ty. S’ka më shoqëri siç e kishim ne në atë kohë. Tashmë, shoqëria që kemi mes njëri-tjetrit është vetëm për interes. Sonila Berat.

- Do ta linit vajzën tuaj vetëm 17 vjeçe të jetojë në shtëpi në vete, kur në shtëpinë e prindërve nuk i mungon asgjë? Nëna e dëshpëruar.

- Kjo është një zgjidhje shumë e mirë për jetën e fëmijës. Sigurisht që prindi do jetë pranë tij në çdo moment, por duhet të zgjedhin rrugën dhe jetën e tij. Nuk duhet të jesh fare e dëshpëruar që vajza jote kërkon të jetojë vetëm; duhet ta lësh të lirë të zgjedhë vetë. Studentja.

- Si mendoni, a duhet të ankohemi që shoferët, ndërkohë që ngasin autobusin, flasin në celular? Si të veprojmë kur shohim të tillë? Lui.

- Besoj se duhet t’i shkarkojnë nga puna shoferë të tillë; janë përgjegjës për jetët që ndodhen në urban. Unë do të isha i pari që do t’ia hiqja celularin nga dora dhe do të ankohesha se ky person nuk ka të drejtë të marrë në qafë jetët tona. Pastaj, këta kontrollorët duhet të shikojnë edhe shoferët dhe jo vetëm pasagjerët nëse kanë bileta apo jo. Fatjoni.

- Thuhet se ka shumë shoqata në mbrojtje të femrave të dhunuara. Ku janë, apo janë thjesht për emër dhe për të pasuruar xhepat e tyre? Ju, si mendoni?

- Po ku ndodhen këto shoqata, se meshkujt kanë filluar dhe po kalojnë fare, nga ana e sjelljes e kam fjalën. Besoj dhe jam tepër e bindur që këto shoqata që thua ti, janë vetëm për të mbuluar punë të tjera. Po t’u bësh kërkim me hollësi, do shikojmë që këto shoqata vetëm fitim personal kanë. Marisela.

- A jeni dakord me futjen e besimit fetar nëpër shkolla? Po ose jo, dhe pse? Arturi.

- Jo, nuk jam fare dakord për një orë të tillë mësimi, këtu nuk po mësojnë ato lëndë që janë të domosdoshme. Pastaj, me gjithë këto fe që ekzistojnë, cilën fe do vinim më parë? Nuk është fare e domosdoshme të fusësh fenë si lëndë mësimi. Kur të kemi vetëm një fe, mbase do ta pranoja, por tani jo. Bashkimi.

- Shoh shpesh që flitet për inçestet në familje: babai me vajzën, nëna me djalin, më duket e tmerrshme. Mendoj se në thelb nuk kanë lidhje gjaku, do jenë fëmijë të jashtëligjshëm. Ju, si e shikoni këtë gjë?

- Shiko këtu, e vërteta është që po ndodhin shumë raste të tilla në ditët e sotme, por besoj se djalli ka hyrë për së mbari në trupin e njeriut dhe ndodhin të gjitha këto. Nuk ka lidhje gjaku, por mendja e njeriut e cila është jashtë sjelljes normale njerëzore. Këtu, as kafshët nuk bëjnë gjëra të tilla mes familjesh, pra, djalli po bën të pamundurën që të na përçajë. Sonja.

- Më thoni pak, a ka ndryshuar mentaliteti ynë në gjithë këto vite demokraci, apo jemi kthyer mbrapsht në kohë? Ermira.

- Çfarë të të them për jetën tonë, e dashur? Mentaliteti ynë mund të them që në disa raste mund të ketë ndryshuar shumë pak, por në përgjithësi besoj që ashtu siç kemi qenë dhe mos më keq jemi bërë. Vërtet që jemi të lirë, por karakteri ynë ngelet ai i thashethemeve dhe vetëm të bëjmë keq mendojmë. Anisa.

- Një gjë nuk e kuptoj, çfarë fshihet pas kësaj proteste te liqeni, se tani jam bërë lëmsh? Ne shkojmë të mbrojmë atë copë park të vogël që kemi, por më duket se ne jemi thjesht mish për kasap, se të tjera interesa ka aty...

- Nuk do edhe shumë mend të mësosh se çfare fshihet nga pas, të gjitha ndodhin për para. Ne humbasim kohën dhe gjelbërimin ndërsa shteti dhe biznesmenët ngopen me para. Nuk është hera e parë që populli është një copë mishi, sa herë kemi ngritur protesta dhe s’kemi bërë asgjë?! Kur qeni leh vetëm një herë mos e ki frikë, por kur vazhdon së lehuri ruaju, vetëm po vazhduam protestat mbase edhe do fitojmë. Nikoleta.

- Si mendoni ju, media vizive na mirinformon apo na çorienton më shumë me mashtrime? Arturi.

- Besoj që nga lajmet dhe infromacionet që jepen në media shumica janë gjepura dhe realiteti është shumë larg nga ne. Beso vetëm kur e shikon me sytë e tu ngjarjen dhe kur e dëgjon me veshët e tu, këta gazetarët e sotshëm vetëm gjepura të majme na servirin. Po të besosh ato që thuhen në media, kur të duash bëhu gati dhe ik vetë te spitali psikiatrik se aty të bëjnë të shkosh. Studentja.

- Më mirë i suksesshëm apo i vlefshëm në këtë jetë? Denisi.

- Unë jam munduar të jem i vlefshëm gjatë gjithë jetës sime, por sado që u mundova, vetëm të mira nuk kam parë nga askush që ndihmova. Kështu, besoj se duhet të shikoj të kem sukses në jetë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.