Cila është tendenca e ngjyrave për 2016-ën?

Intervista - - REKLAMA -

- Përshëndetje. Kam një pyetje për arkitektin tuaj. Jam shumë e dhënë pas arredimit të shtëpisë dhe desha të marr një informacion: cilat janë ngjyrat tendencë për vitin 2016 dhe si mund të kombinohen ato me ambientin? Faleminderit.

- Shpesh vihemi në dilemë se çfarë ngjyrash të përdorim në shtëpinë tonë. Përzgjedhja e një ngjyre të re është një proces që duhet marrë shumë seriozisht. Shumë kompani dërgojnë grupe ekspertësh për të shqyrtuar dhe për të dokumentuar mjedisin (kur e dimë që ai ndryshon). Më pas, ekipet bashkohen për të diskutuar dhe për të paraqitur atë që kanë parë, që i ka frymëzuar dhe tendencën që vunë re.

Një prirje në rritje për vitin 2016 është ngjyra e bardhë, që shpesh e quajnë “ngjyrë pa ngjyrë”. Katër kompanitë më të mëdha në botë e kanë vërtetuar këtë duke futur në tendencat më të fundit të bardhën dhe nuancat e saj të lehta, si: kapuçino e lehtë dhe ngjyrat e zbehta.

Hapësira e bardhë shpesh mund t’ju duket e ftohtë, por ne mund ta luftojmë këtë ndjesi, duke përdorur detaje arkitektonike dhe mobilje të hijshme, orendi të fiksuara e aksesorë të ndryshëm. Unë ju siguroj se duket shumë bukur një hapësirë kuzhine e tëra e bardhë, përfshirë mobiljet, duke e thyer këtë ambient me aksesorë të vegjël, abazhurë, por edhe karrige.

Ngjyra kapuçino është një e bardhë e butë që shkon më së miri me ngjyrime të ngrohta, por duke përdorur kontraste me mobilje në ngjyrë të errët. Kjo është një zgjedhje e mirë nëse doni të rrisni ndriçimin dhe hapësirën e ambientit tuaj. Ajo imiton më së miri shkëlqimin e ngrohtë që merrni nga një ditë me diell.

Ata që duan një përzierje të ngjyrave në dhomë dhe që nuk janë tifozë të dritës e të hapësirës, mund të provojnë të bardhën neutrale të kombinuar me grinë dhe kafen. Kjo e bën një hapësirë vizualisht interesante, të ngrohtë dhe mikpritëse, pa qenë nevoja që të përdorim ngjyrat e modës së fundit. Një bonus për shtëpitë neutrale është se ato nuk dalin kurrë nga moda. Për dashamirësit e ngjyrave të forta këshilloj të përdorin të bardhën e pastër, duke e thyer atë me objekte me ngjyrë të fortë. Ngjyra e bardhë e lejon përdorimin e ngjyrave të forta duke i dhënë një shkëlqim të veçantë ambientit.

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E- mail: info@ seldishehu. al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.