Ish-bashkëshorti

Intervista - - REKLAMA -

- Kam parë në ëndërr ishbashkëshortin nga i cili jam ndarë para 10 vjetësh, sikur erdhi dhe më kërkoi të martoheshim sërish. Unë u gëzova dhe pranova të ikja me të, por kur po afrohesha te shtëpia e tij, gati po bëhej errësirë dhe i thashë të lajmëronim njerëzit e mi për t’u treguar se po martoheshim. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? - E nderuar lexuese, ju e keni mendjen akoma tek ishbashkëshorti juaj, edhe pse në njëfarë mënyre, lidhja juaj nuk ka qenë një lidhje për t’u dëshiruar. Ju mund të jeni dashur shumë, por ai nuk ka bërë jetë të rregullt. Dhe ëndrra ju këshillon këtë gjë, që asgjë nuk duhet t’ju ngelë merak, sepse jeta me të do të kishte qenë një errësirë e plotë, siç keni parë që po ju zinte errësira në ëndërr. Gëzimi që keni patur në ëndërr është pengu që ju ka ngelur në zemër për atë djalë, ama nga ana tjetër, tregon që do të ishte një trishtim shumë i madh nëse ju do të kishit përfunduar bashkë. Çdo gjë në këtë jetë ndodh për një arsye, ndaj nuk duhet t’ju ngelë merak. Ka ardhur koha që të shikoni përpara sepse meritoni më shumë. Shpeshherë, këshilla nga prindërit është ajo e duhura. E dashur, duhet të shikoni përpara. Mos e çoni jetën dëm duke menduar për të djeshmen. Ju uroj fat! me fëmijët. Të gjithë ishin shumë të mërzitur dhe në gjendje zie. Djali i madh, 23 vjeç, hapi valixhen me rroba dhe e zbrazi duke i shpërndarë rrobat kudo me stres të madh. Më pas, e mbushi valixhen me çokollata dhe tha: “Nga këto do të ha unë se më pëlqejnë shumë” dhe i hante si fëmijë. Theksoj që të gjithë ishin të stresuar, por sapo pa çokollata, ai u gëzua. Pres një përgjigje. Faleminderit. Era. - Ëndrra juaj, e dashur Era, tregon që do të kaloni një siklet si familje ose si fis. Mund të jetë ndonjë sëmundje ose ligështi e ndonjë pjesëtari, ose do të dëgjoni një lajm jo të mirë dhe kjo do t’ju trishtojë paksa. Edhe ngrënia e çokollatës është një lloj hidhërimi dhe rrobat e shpërndara gjithandej, gjithashtu. Uroj të jetë diçka kalimtare, ose një ëndërr që ka të bëjë me diçka që tashmë e keni kaluar.

- E dashur Anduena, nëse jeni shumë e re në moshë, ëndrra do të thotë që ju keni frikë nga marrëdhëniet intime dhe dëshironi të ndiheni më e sigurtë për të hedhur një hap të tillë. Nëse jeni e rritur, do të thotë që keni aq eksperiencë sa e kuptoni kur është koha për të nisur një marrëdhënie intime. Gjithsesi, në të dyja rastet, ëndrra e tregon qartë që ju keni shumë respekt për veten dhe kjo është shumë pozitive. Gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.