Ju pyesni mjeku përgjigjet Më janë ngritur yndyrnat nga tiroidja?

Intervista - - REKLAMA -

- Jam Entela, 40 vjeçe. Vuaj prej disa vitesh nga zmadhimi i gjëndrës tiroide për të cilën kam marrë mjekim dy vjet rresht me hormone. Për shkak të një problemi me stomakun, e kam ndërprerë. Kam bërë rregullisht eko të tiroides dhe analiza të përgjithshme e përgjithësisht më kanë dalë mirë. Çuditërisht, herën e fundit më kanë dalë yndyrnat e larta, kryesisht LDL dhe kolesteroli total. Doja të dija, a kanë lidhje me tiroiden dhe a duhet të marr mjekim për këtë gjë?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: -E nderuar zonja Entela, ju falënderoj për përshkrimin e saktë të shqetësimit tuaj, por njëkohësisht edhe për faktin që nëpërmjet pyetjes suaj ngrini një fenomen i cili ndodh rëndom në praktikën tonë të përditshme. Fenomeni ka të bëjë me ndërveprimin që kanë faktorë të ndryshëm të organizmit e konkretisht, me lidhjet që ekzistojnë mes çrregullimeve të gjëndrës tiroide dhe niveleve anormale të yndyrnave. Tiroidja është rregullator i organizmit sa i përket prodhimit dhe harxhimit të energjisë, duke qenë se yndyrnat janë karburanti kryesor në djegiet e muskujve etj. nga të cilët trupi jonë përfiton energji. Është më se e kuptueshme lidhja e drejtpërdrejtë që kanë hormonet e tiroides me nivelet yndyrore. Në rastet kur gjëndra tiroide prodhon më tepër sesa duhet, pritshmëria është që të kemi konsum më të madh të yndyrnave e për pasojë, nivele më të ulëta të yndyrnave në gjak. E kundërta ndodh kur tiroidja nuk prodhon si duhet hormone dhe për pasojë, yndyrnat digjen më pak dhe do gjejmë nivele të larta, nëse do analizojmë gjakun e këtyre pacientëve. Duke u kthyer te rasti juaj, unë vë në dyshim faktin ose më mirë të them, më mungon përshkrimi i saktë i të gjitha analizave se në çfarë niveli janë hormonet tiroidiene. Po e marrim të mirëqenë se nivelet hormonale të gjëndrës tiroide janë normale, ndaj në këtë sens analitik ju sqaroj se problematikat që keni, duhet t’i marrim të

- I nderuar doktor, do ta shpjegoj gjendjen time shpirtërore që po kaloj prej tre vjetësh. Isha në punë dhe dola nga puna që të shkoja në një dyqan. Duke ecur rrugës, fillova të kisha humbje ekuilibri. Edhe pse në ato momente i thashë vetes se “unë dhimbje nuk kam”, sepse nuk kisha dhimbje, nga frika u ula se thashë se do vdisja, më dridhej trupi. Qëndrova për pesë minuta dhe u çova në këmbë duke u dridhur përsëri se kisha frikë mos më lëshonte zemra. Atëherë shkova te një mjek dhe bëra të gjitha analizat, që më dolën mirë. Bëra edhe rezonancë të kokës, ekg të zemrës dhe të gjitha shumë mirë, por unë në çdo moment mendoja se do të vdisja dhe më zuri paniku. Shkova te neuropsikiatri dhe bëra terapi 2 vjet e 9 muaj. Ndihem mirë, por përsëri kam frikë se kam ndonjë sëmundje dhe më është bërë jeta ferr. Nuk lamaj, neurolog: veçuara. Kjo do të thotë se nivelet yndyrore në gjakun tuaj nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me tiroiden, por mund të vijnë për shumë faktorë, si për shembull: stili juaj i jetesës pa aktivitet fizik, konsumimi me tepricë i ushqimeve të gatshme, i ushqimeve me bazë yndyrore, stresi, duhanpirja, sëmundje të tjera të organizmit, marrja e barnave të ndryshme si kontraceptivët etj.

- Do ishte mirë të më sqaroni nëse vuani nga ndonjë sëmundje tjetër ose jo sepse vetëm mosha 40 vjeçare nuk mund të konsiderohet një faktor i madh rreziku. Në varësi të faktorëve të rrezikut ka lidhje edhe një pjesë e përgjigjes së pyetjes tuaj nëse ju duhet të merrni ose jo mjekim për yndyrnat. Mjekimet për uljen e yndyrnave të këqia janë disa llojesh. Hipolipemiantet ose reduktuesit e yndyrnave, janë barna që paraqesin relativisht shumë efekte anësore dhe njëkohësisht, kanë kosto të madhe financiare. Vendimmarrja nëse duhet të mjekoheni apo jo i përket mjekut specialist. Ai duhet të marrë në konsideratë nëse ju keni faktorë madhorë të rrezikut për të patur sëmundje të rënda të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilat janë drejtpërdrejt të shkaktuara nga nivele të larta yndyrore. Gjithsesi, nëse ju jeni një organizëm i shëndetshëm, unë nuk do të konsideroja racionale qasjen për fillim të mjekimit me barna ulës të yndyrnave te ju, por nëse ju vuani nga probleme të tjera që mund të paraqesin rrisk të lartë për të vuajtur nga sëmundje të zemrës dhe të enëve të gjakut, atëherë mendoj se duhet të filloni mjekimin për uljen e tyre. Këshilloj që fillimisht të hiqni dorë nga veset e këqia, sidomos nga duhanpirja, të bëni një jetë më aktive, të lëvizni çdo ditë të paktën 30 minuta, të ushqeheni në mënyrë të balancuar duke shtuar perimet, zarzavatet, drithrat, produkte me fibra dhe vitamina. Besoj se i keni më të qarta disa nga pikëpyetjet që ju shqetësonin rreth shëndetit tuaj. Të shkuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.