A korrigjohet numri i syve të mi?

Intervista - - REKLAMA -

- Doktoreshë Rezarta, ju përshëndes. Unë kam vënë syze optike për larg në moshën 1 7 vjeçare. Pas një viti, numri i syzeve u rrit nga – 0.75 gjer në -1. Kjo, mbase sepse i kam sforcuar shumë sytë nga leximet e gjata. Doja nga ju disa këshilla për t’u kujdesur për sytë, që numri im të mos rritet më shumë. A ka mundësi që numri im të korrigjohet? Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I dashur letërshkrues! Sipas përshkrimit të situatës që më paraqisni në letrën tuaj, kuptoj që ju vuani nga një defekt apo anomali refraksioni që quhet Myopia Simplex. Me fjalë të thjeshta, ju nuk shihni mirë nga larg. Dritëshkurtësia ka të bëjë me anomali të gjatësisë optike të syrit, e cila është më e gjatë sesa norma. Kur ju keni vendosur syzet, keni qenë në moshën 17 vjeçare, që kon- me dhimbje rënduese të kokës, mospërqendrim, ankth, nervozizëm, prishje të gjumit, ose oreksit, ose çrregullohet edhe puna e zemrës, frymëmarrjes, tretja etj. Në këto raste, ashtu siç ka ndodhur edhe me ju, të gjitha analizat dalin mirë, sepse kemi vetëm ndryshime biokimike, si pasojë e prishjes së raportit nxitje/frenim në sistermin nervor.

- Përsa i përket mjekimit me barna, në radhë të parë ka rëndësi zbulimi i shkakut dhe shmangia e tij (faktor psikologjik, sëmundje të ndryshme të kaluara, ose të pranishme etj.). Së dyti, rëndësi kanë kombinimi i raportit punë/ pushim. Së treti, regjimi ushqimor siç është shmangia e ushqimeve nxitse të sistemit nervor (S.N.) siç është kafja, duhani, përdorimi i pijeve nxitëse të SN, si për shembull çaji i malit, ai i evropës, koka kolës, Red Bullit etj. Së katërti, por jo më pak të rëndësishme janë shëtitjet në ajër të pastër e ambientet e siderohet si mosha e rritjes, kështu që në vizitën e kontrollit që keni bërë më pas, numri është vënë re që ishte rritur (kishte arritur –1.00). Kjo situatë nuk është fare problematike dhe njihet si rritje fiziologjike e trupit; për pasojë, edhe e boshtit gjatësor të syrit dhe e rritjes së numrit të syzeve.

- Nuk mendoj se ka lidhje shumë me faktorin lexim, pra, mos mendoni që kjo rritje numri ka lidhje të drejtpërdrejtë me faktin që lexoni shumë. Më tepër ka lidhje me moshën tuaj, se jeni në moshën e rritjes. Ju sugjeroj që përsa i përket leximit, të lexoni me dritë të mjaftueshme, jo shtrirë, të mos qëndroni gjatë para kompjuterit dhe ta alternoni leximin me periudha çlodhjeje që përfshijnë: një shëtitje në ajër të pastër ose konsumimi i një fruti. Përsa i përket pyetjes nëse korrigjohet numri juaj, ju tashmë e dini përgjigjen: korrigjohet vetëm me mbajtjen e syzeve të përditshme ose me mbajtjen e lenteve të kontaktit. Numri juaj nuk mund të kthehet asnjëherë në zero, pasi është minus dhe miopia nuk neutralizohet asnjëherë, por vetëm korrigjohet me syze apo lente. Shpresoj të kemi sqaruar sadopak disa paqartësi që kishit ju për situatën tuaj të shikimit. gjelbërim dhe të qeta, ose marrja me not, klima malore ose ½ malore, por jo ekspozimi në diell etj. Vetëm atëherë ne mund t’u drejtohemi barnave që do të synojnë rregullimin e raportit nxitje/ frenim, si dhe të pasojave të tjera, siç janë ankthi, pagjumësia, mospërqendrimii, ose prishja e funksionit të organeve të tilla si zemër, mushkëri, tretje ose problemet hormonale. Pa ditur se çfarë barnash keni përdorur unë mendoj se një kombinim i mirë i mjekimit me këshillat që ju thashë ju do të ktheheni në normalitet. Së fundi, konsulta, krahas mjekut specialist neuropsikiatër, është mirë edhe biseda me një psikolog, që të zbulojë e të shmangë shkaqet që ju kanë sjellë këto shqetësime, do të ishte një domosdoshmëri për ju sepse do të shpejtonit procesin e shërimit tuaj. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, Tirane. Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Cel . 0682313410 - Poliklinika Qendrore Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.