Letra për psikologun

Intervista - - REKLAMA -

jetën të shërbejë qoftë edhe me fjalën e mirë dhe në mëngjes kur zgjohet, duhet të thotë “faleminderit” edhe për një ditë të jetuar”.

Fjali lapidare! Edhe Kadri Roshi, ndjesë pastë, më ka thënë: “Unë e kam “mjetin” me të cilin do t’u shërbej njerëzve deri në vdekje e kjo është fjala e ëmbël, e gjetur, e duhur, me dashuri e kuptim”. Njerëz të rrallë! Një çudi e bukur, siç është edhe miku im Isa Hyseni, një burrë fisnik 80 vjeçar nga Tropoja, i cili prej 50 vitesh vazhdon të shkruajë ditar, çdo ditë e pa asnjë mungesë, madje shkruan plot gjëra brilante dhe vetëm Kadareja apo Agolli mund t’ia kenë kaluar. Një punë që s’e ka bërë dot as Arkivi i Shtetit me dhjetëra punonjës brenda.

Tani, më konkretisht, për gjyshen tënde, e dashur studente, mendoni për ata që vdesin të rinj dhe ju duhet të gëzoheni që gjyshja juaj ka pasur një jetë të gjatë. Kujtoni se sa e dobishme ka qenë ajo e sa shumë ka dhënë. Edhe ju i keni dhënë e tani nuk keni më arsye për të ndier keqardhje të tepruar. Nëse shpirti i saj është i kulluar, mendoni edhe për jetën tjetër sepse atë e besojnë mbi 51 % e shkencëtarëve madhorë të botës. Plakja është e pashmangshme, por, siç thotë me humor miku im brilant profesor Edmond Tupja: “le të plakemi triumfalisht”... Dihet se kur je i sëmurë e plak, ke edhe dhimbje dhe njeriu duhet ndërgjegjësuar që t’i dijë ato realisht, pa u gënjyer e pa i humbur shpresat. Shpresa është e fundit. Njeriu do të bëjë aq sa ka mundësi duke u përpjekur që të nxjerrë nga atje më të mirën. Pastaj, siç thonë besimtarët, atij që ka dhimbje, vetë Zoti ia shton edhe “sabrin” (durimin) dhe ia bën dermanin. Unë si psikolog nuk mund ta pranoj që pas vdekjes së një njeriu shumë të dashur, tjetri të bjerë në depresion. Kam trajtuar shumë raste të tilla e ka edhe raste kur më pyesin se “si mund t’ia siguroj vetes një vdekje të parakohshme?”. Nuk mund t’i quaj ndryshe veçse dobësi, pak a shumë njëlloj sikur njeriu të ketë dalë kundër Zotit. Këtë këshillë kam edhe për ty, e dashur stu-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.