Motra është lidhur me burrë të martuar

Intervista - - REKLAMA -

- Kam problem me motrën time të vogël. Ajo është lidhur me një burrë të martuar dhe kjo po më çmend. Familja nuk di gjë. Unë i kam folur disa herë, por ajo nuk më dëgjon dhe unë nuk di si të veproj. Ju, psikologe, çfarë më këshilloni? Motra.

Borana Marku, psikologe: - E nderuar lexuese, këtë problem mendoj se duhet ta diskutoni me prindërit tuaj. E gjithë familja duhet të mblidhet dhe ta shpëtoni motrën tuaj të vogël nga kjo lidhje. Trajtoje motrën si shoqe, ofroji ngrohtësi, mos e gjyko, por mundohu të kuptosh arsyen se pse është lidhur me këtë njeri. Me arsyetim dhe me histori të vërteta mbushja mendjen se është futur në një lidhje të gabuar. Pyete nëse po të ishte ajo çift, a do t’i pëlqente të hynte dikush mes tyre? Pastaj, kuptoni nëse është lidhje serioze mes tyre, çfarë i ka premtuar ai dhe si qëndron kjo lidhje. Më pas, duke parë përgjigjet e saj, diskutoje me mamin dhe babin. Ata janë më të rritur dhe kuptohet, do ta ndihmojnë vajzën e tyre të dalë nga kjo lidhje nëse është pa një të ardhme, por një aventurë, një çmenduri e moshës së saj. Ama, kini kujdes, mos e gjykoni, sepse çdokujt mund t’i ndodhë të bjerë në dashuri me një burrë apo grua të martuar. Ndjenja janë ato të shkreta, nuk i ndalon dot. Ofrojini dashuri, ngrohtësi familjare dhe bëjeni që të logjikojë dhe të mendojë për të mirën e saj, të mendojë për të nesërmen. Kuptohet, e gjitha kjo pasi të keni marrë vesh të vërtetën e historisë së tyre. dente, e rritur me atë shpirtin e pastër e altruist, por ende “fëmijë”: Në qoftë se rri pranë dikujt që po vdes, bëj atë që i pëlqen atij, bëj gjithçka për ta ndihmuar duke siguruar një atmosferë besimi e qetësie, por mos harro edhe vetë që të shkruash ndonjë sms dashurie... Ne duhet të mësohemi me idenë se çdo gjë është e përkohshme, edhe vetë jeta. Ka pleq të cilët e humbasin kthjelltësinë e durimin e bëhen shumë grindavecë. Me ta duhet bërë një sy qorr e një vesh shurdh, pasi ai është tani një “fajtor” i pafaj dhe kur nuk ka më asnjë shpresë për shërim, e mira është që të ndahemi vetëm me paqe, siç thotë një miku im, “të kafshojmë gjuhën e të mos e nxjerrim fjalën e keqe se na mbetet më pas si një brengë”. Mua më pëlqen shumë parimi fetar “bëj atë që duhet dhe mos u merr me rriskun (domethënë, me fatin që ka caktuar Zoti). Nëse një i sëmurë është në koma dhe nuk ka më asnjë shpresë për shpëtim, unë nuk jam dakord që të zgjatet një lloj gjendjeje artificiale e mbijetesës, duke vuajtur shumë e pa dobi e gjithë familja e të afërmit. Është e vështirë t’ia thuash dikujt këtë gjë, por këtë e thotë vetë logjika, mrekullia e mrekullive të cilën e ka vetëm një gjallesë: Njeriu. Të kaluara gjyshes suaj dhe Zoti jua lehtësoftë të gjithëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.