Grupi i gjakut tregon personalitetin dhe talentin tënd

Intervista - - HOROSKOPI -

Marsi dhe Saturni në shenjë ju nxisin të bëni ndryshime të thella në jetën tuaj, por ju do të reflektoni akoma për këtë. Gjatë javës do të keni momente padurimi dhe nervozizmi, sepse asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e doni ju. Ndërkohë, është momenti i duhur për t’u kujdesur për veten dhe për formën tuaj trupore, që të dukeni edhe bukur në plazh. Keni ende disa muaj për ta bërë këtë: Ecni, lëvizni, notoni, vraponi, bëni shtriqje, digjni kaloritë. Plutoni dhe Jupiteri ju mbështesin për të vënë në jetë projekte të mëdha. Nëse doni të ndryshoni orientimin profesional, është mirë të filloni të punoni për vete, jo për të tjerët, ose të rifilloni studimet. Është momenti i duhur për të guxuar. Nëse doni të blini një apartament, kontrolloni mirë tregun e pasurive të patundshme dhe përcaktoni buxhetin tuaj. Nëse jeni në çift, keni tendencë të rrini vetëm të dy dhe të kaloni mbrëmje të qeta. Nëse jeni beqarë, nuk do të keni dëshirë të kërkoni, por të prisni kur të vijë vetë. Një udhëtim i shkurtër do t’ju ngrinte moralin; keni nevojë për këtë. Më mirë organizojeni vetë, sesa të prisni nga

Në Japoni, grupi i gjakut është konsideruar gjithmonë si treguesi më i besueshëm i personalitetit dhe i qëndrimit të dikujt. Ketsu-ekigata, ose “doktrina e grupit të gjakut” është më e besueshme se çdo dituri tjetër e fshehtë. Që në vitin 1916, mjeku japonez Hara Kimata publikoi një studim që e lidhte grupin e gjakut me karakterin dhe aty nga viti 1925, ushtria japoneze e përdori këtë teori për të zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të ushtarëve të vet dhe për të përzgjedhur njerëzit më të përshtatshëm për një detyrë të caktuar. Teoria u formulua më saktë në vitin 1927, nga Takexhi Furukava. Furukava, profesor psikologjie në një shkollë të lartë për gra në Tokio, filloi të vrojtonte ndryshimet në temperament të studenteve të tij. Në fund të studimeve, ai publikoi librin e parë: “Studim i temperamentit nëpërmjet grupit të gjakut”. Sipas Furukavës, karakteristikat e çdo personi përcaktoheshin nga grupi i gjakut që kishte ai, duke i klasifikuar tipat e karaktereve në bazë të grupit të gjakut që i përkisnin.

Në shtator 1971, gazetari Masahiko Nomi publikoi librin “Ketsuekigata de vvakaru aisho” (Të kuptosh afinitetin në bazë të grupit të gjakut). Që atëherë, ketsuekigata (doktrina e grupeve të gjakut) është përhapur shumë, falë edhe mjeteve të informacionit, duke bërë pjesë në ndërgjegjen e japonezëve. Sipas disa japonezëve, grupi i gjakut përcakton edhe temperamentin e popujve. Në SHBA, për shembull, mbizotëron grupi 0, ndërsa në Japoni, grupi A (A 38.1%, O 30.7%, B 21.8%, AB 9.4%). Në Japoni të pyesin se “çfarë grupi gjaku je?”, ashtu siç të pyesin te ne: “i çfarë shenje je?”. Në të shkuarën, në grupin 0 bënin pjesë luftëtarët, në atë A fshatarët, B tregtarët dhe AB, artizanët. Ja, cili është profili i personalitetit dhe karakteristikat që i korrespondojnë çdo grupi gjaku, të ndara për burrat dhe gratë.

Burrë i grupit A

Në këtë grup hyjnë burrat shumë metodikë, që e organizojnë jetën e tyre hap pas hapi deri në detaje. Janë të rreptë për të gjykuar të tjerët dhe veten, megjithatë kanë një sens të zhvilluar të përgjegjësisë dhe nuk i fajësojnë kurrë të tjerët nëse largohen prej tyre. Meqë janë shumë të dhënë pas detyrimeve dhe respektojnë rregullat, mund të duken pak të rreptë dhe meqë këtë sjellje e pretendojnë edhe nga të tjerët, mund të duken edhe pak prepotentë. Burrave të grupit A u pëlqen t’i shohin qartë situatat dhe kanë një opinion të caktuar e të vendosur për çdo gjë, pra, nuk frenohen për të shprehur idetë e tyre dhe u pëlqen të dëgjojnë edhe idetë e të tjerëve. Kjo mund të duket paksa e rëndë në një bisedë normale. Shpesh, ata janë pak emotivë dhe shumë përzgjedhës në atë që bëjnë. Për këtë arsye, i vrojtojnë situatat me qetësi dhe arrijnë të japin gjykime objektive. Pikërisht për këto cilësi, ata konsiderohen punëtorë të mirë dhe gëzojnë shpesh besimin e njerëzve të tjerë, duke bërë që prania e tyre të jetë thelbësore në çdo mjedis.

Burrat e tipit “A” janë të aftë të përqendrohen krejtësisht dhe t’i dedikohen plotësisht një pune. Megjithatë, atyre u mungon elasticiteti dhe për këtë arsye, edhe përballë problemeve më të vogla, nuk dinë si të reagojnë. Nëse dështojnë, janë gati të humbasin edhe besimin në vetvete dhe të kalojnë nga optimizmi më ekstrem, në dëshpërimin më të thellë. Megjithëse nga njëra anë janë të aftë të shpalosin një energji shumë të madhe, janë edhe të gatshëm të dekurajohen para problemit më të vogël. Megjithatë, pikërisht kjo është ana pozitive e burrave “A”, sepse kjo rreptësi dhe ngurtësi karakteri, fsheh, në vetvete, një kujdes shumë të madh dhe një mirësjellje të fshehtë. të tjerët. Partneri/ja ju acaron pak, sepse flet vetëm për vete, kështu që ju u drejtoheni miqve të cilët ju dëgjojnë. Shumë ndryshime rrotull jush, disa shokë/të afërm që bëhen prindër, të tjerë që fejohen, ndahen, etj. Kështu, ju keni për çfarë të diskutoni mbrëmjeve. Ju pëlqen të jeni në dijeni të gjërave që ndodhin rrotull jush.

Ju keni një ndjesi sikur diçka nuk shkon rrotull jush: Ndryshime në ndërmarrje, një shef që ikën, një tjetër që vjen. Ju prisni të shihni se çfarë do të ndodhë për ju. Një ide e mirë që do t’ju shtojë të ardhurat mund të shfaqet në horizont: Një blerje imobiliare, një punë e re, ose mund të krijoni vetë një sipërmarrje. Ju e dini tashmë se çfarë dini të bëni më mirë ose jo. Do të flisni për këtë edhe me partnerin/ en për të marrë mendimin e tij/saj, pa harruar të flisni edhe për buxhetin që keni në dispozicion.

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.