Deputeti më mbajti dashnore e pastaj më hodhi në rrugë…

Intervista - - FAQE 1 - (Vijon numrin e ardhshëm)

Përshëndetje. Fatmirësisht, tani ndodhem shumë larg Shqipërisë dhe ai maskarai që sot është një deputet i madh në Shqipëri, nuk mund të më lëndojë dot, megjithëse gjithë këto kohë mori çfarë kërkonte nga unë. Historia ime mund të jetë e ngjashme me atë të shumë vajza të tjera të reja në Shqipëri, që mund të kenë rënë pre e këtij ishzotërisë me të cilin unë pata marrëdhënie për 3 vjet radhazi. Po ju prezantohem me emrin Ana dhe jo emrin tim të vërtetë dhe të më ndjeni, e di që keni shumë kuriozitet për emrin e deputetit, por nuk mund t’jua them. Maksimumi që mund të bëj është që t’jua lë ta kuptoni vetë, gjatë letrës sime. Unë jam një vajzë me linja dhe e bukur, dikur kam konkurruar në një kompeticion Missi në Shqipëri dhe më pas fitova bursë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Diplomaci në një universitet pri- vat në Tiranë (vetë nuk jam nga Tirana). Menjëherë pas atij kompeticioni bukurie, ku unë fitova një titull, më erdhi një sms nga një numër me kontratë: “Ishe vajza më e bukur aty”. Pyeta producentin tim për numrin e panjohur që më dërgoi mesazh.

“Ah, moj vajzë, tha ai i lumtur, fati të buzëqeshi, e sigurove jetën”.

Ato fjalë se si më erdhën në ato moment, ndjeva edhe kënaqësi, por edhe frikë në të njëjtën kohë. Sapo dola nga salla e konferencave të një hoteli të njohur në Tiranë, pashë te dera e hotelit të parkuar një makinë luksoze. Shoferi më hapi derën dhe pashë se në sediljen e pasme ishte një tufë me trëndafila. Më shkoi mendja te kushërinjtë e mi që ishin larg në emigrim, pasi nga familjarët e mi askush nuk kishte mundësi të bënte asisoj dhuratash.

“Ju lutem, lexojeni pusul- lën zonjushë”, më tha shoferi kur më pa të habitur.

E lexova pusullën që thoshte: “Nëse i hipën kësaj makine sot, do fitosh çmimin Miss për gjithë jetën tënde”. Në atë moment u mahnita. Hipa në makinë pa hezituar dhe u mahnita nga luksi që gjeta aty; s’kisha parë ndonjëherë asi makine. Pyeta shoferin se ku po shkonim, por nuk më tregoi. Në fakt, nuk këmbëngula, pasi u mahnita nga ajo joshje e ëmbël. Këtu bëra dhe gabimin e jetës sime, një gabim që do ta paguaja shtrenjtë e që më bëri të shpërngulesha nga Shqipëria.

Makina po shkonte drejt Durrësit dhe ndaloi para një hoteli të bukur. Shkova në recepsion dhe recepsionisti, shumë i përulur, sikur të kishte armën në fyt, m’u përgjigj me shumë detaje dhe i harroi klientët e tjerë. Ai më dha çelësin e suitës. Me mendje thashë se do të ishte ndonjë surprizë nga kompania që organizoi konkursin. U ngjita me ashensor dhe hapa derën. Brenda gjeta zotin deputet me shampanjë në dorë:

- Sonte, po të mos vije, do të të rrëmbeja! - tha me të qeshur dhe hapi shampanjën.

Në krevat ishte një dhuratë, mbi të cilën ishte vendosur një shumë e madhe në euro, që ai më tha se ishin për mua. O Zot, sikur më bëri magji në atë moment! Të them të drejtën, unë jam vajzë me sedër, por edhe vajza më e drejtë ose e mbarë në botë, do të tundohej në ato momente dhe nuk do t’u thoshte kurrë “jo” atyre dhuratave dhe asaj valixheje plot me euro. Në mendjen time, në ato momente, midis të mirës dhe së keqes, unë zgjodha të keqen. Mendova se sa e vlerësuar duhet të isha dhe se ky fat nuk i shkonte kujtdo. Askujt nuk mund t’i trokiste një deputet në derë. Falë tij unë do të siguroja të ardhmen time dhe do të kisha rrobat e fundit, do të bëja qejf dhe do të ndihmoja edhe familjen time. E di që bëra shumë gabim atë ditë, por ç’të bëja?! U tundova rëndë dhe ma bleu mendjen në sekondë ai maskarai që sot e urrej kaq shumë, me gjithë qenien time. Unë bëra si e vështirë dhe i thashë: “jo”, megjithëse ai e lexonte gjuhën e trupit tim, që gjithçka që ai po më ofronte, e dëshiroja kaq shumë. Bëra sikur po largohesha nga hoteli, por ai vrapoi drejt meje, më shtrëngoi dhe më tha: “Të dëshiroj kaq shumë, sonte e përgjithmonë je e imja”. Më eksitoi kaq shumë në ato momente, saqë më shtriu direkt në krevat dhe gjer në mëngjes bëmë seks si të çmendur. Kisha pirë shumë alkool dhe kur u zgjova në mëngjes, pyeta veten se ku isha ashtu. Ai më kishte lënë një shënim se kishte ikur herët në punë dhe se donte të më takonte prapë në darkë. Unë hëngra mëngjesin në hotel dhe u ktheva në Tiranë me makinë në dispozicion. Gjatë gjithë rrugës pyesja veten dhe më kapi sikleti: “Po sikur ai të më vriste që të mos nxirrja sekretin tonë?! Çfarë po bëja ashtu? Po familja ime? Si munda të shkoja në shtrat me një burrë më të madh se unë?!”.

Këto pyetje sa nuk po ma hiqnin mendjen, por kur shihja makinën në dispozicion, orën e re në krevat që gjeta në mëngjes e gjitha prej floriri, që as për njëqind vjet unë me të ardhurat e mia nuk e blija dot, po ndihesha aq mirë, saqë e dija se ishte shumë e gabuar ajo që po bëja, por më pëlqente kaq shumë. Vendosa ta takoja prapë në darkë dhe ta pyesja edhe se si do të vazhdonim. E takova përsëri jashtë kryeqytetit, ndërrova dy makina që të mos pikasej dhe bëmë seks me epsh të dy.

Dukej që atij i pëlqente shumë dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me nusen e tij, pasi ishte i martuar. Unë isha vetëm 21 vjeçe e ai ishte kishte vite e kusur mbi shpatulla. Përsëri e dija që ishte...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.