Donald Tramp: “Ja, përse më sulmon Rama”

Intervista - - AKTUALITET -

Lexuesit e mi të dashur. Këtë radhë do sjell pranë jush, intervistën që bëra nga shumë larg, me amerikanin Donald Tramp. Atë burrin që ka sulmuar zoti Rama, pa iu dridhur qerpiku. Intervistën e kreva në rrugë internetike...

- Nderi është edhe i imi, Kaso. Mirëmëngjes, meqë këtu në Amerikë sapo ka gdhirë.

- Ç’të të them Kaso?! Edhe mirë, edhe keq, apo siç i themi ne shqiptarët: “As mish, as peshk”.

- E kush nuk ka gjak shqiptari në botë, Kaso?! Çdo njeri i shquar ka gjak të tillë. Edhe nëse nuk ka, ju shqiptarët e thoni. - Kam, Kaso, dhe për këtë jam krenar. Gjyshja ime ishte nga Napoli. - Po, pra, Napoli i Italisë. U largua për studime, në kohën e turqve.

- I la studimet në mes, Kaso, se s’dinte të shkruante. Pastaj aty pati fatin që me lidhjen e tretë që pati me meshkujt, sepse gjeti burrë. Ky e mori në Amerikë.

- Jo, jo, e ke gabim. Fatin më të madh e pati motra e gjyshes. Ajo, para se të martohej, kishte patur 5 lidhje. Gjyshja ime e gjorë, s’ishte kënaqur si e motra. I kishin rënë të dashurit qullacë.

- Më kuptove, i dashur Kaso. Gjyshja më thoshte përherë: Naldi, bëhu i fortë, jo qullac si ata të dashurit i mi!”. “Do bëhem, gjyshe”, i thosha unë. Dhe u bëra. Në fakt, nuk jam shumë i fortë, se ka edhe më të fortë.

- Ka, Kaso, ka, dhe për këtë më vjen të plas. Keni një kryeministër ju, që ma bën zap mua!

- Sigurisht, për të e kam fjalën. Nuk i trembet syri fare. Publikisht e ka bërë të ditur që nuk pyet fare për mua. Trim është, ama.

- Unë i shkreti e pëlqej, se e kam zili që është trim, por ai s’më pëlqen mua, Kaso. Jemi zënë para disa kohësh e më mban inat.

- Ta them, Kaso, si jo?! Ti je njeri që s’e nxjerr llafin. Këtë e di unë. Vite më parë unë bëja një program në televizion, këtu në Amerikë. Jepja këshilla për njerëzit, se si të bëheshin të suksesshëm në jetë. Më të suksesshmit, i merrja në punë në kompanitë e mia.

- Këtu lindi kontradikta, Kaso. Më merr mua në telefon zoti Rama e më thotë: Përse i ke kopjuar programin babait? - Ja, kështu i thashë edhe unë Kaso, por zoti Rama nuk e kishte llafin për babain e tij biologjik. - E, mo, Kaso! “Babi” quante Koço Kokëdhimën. Edi i thoshte Koços: “O babi”, ndërsa Koçua i thoshte Edit “O bir”. E mban mend, besoj... - Pikërisht. “O mbyll emisionin, më tha Edi atëherë, o na jep 10% të të ardhurave që merr nga reklamat”. - Unë telefonova direkt zotin Berisha. Kështu- kështu qëndron puna, i thashë. Që atë ditë, ai i thoshte Edit “Mister 10 përqindëshi”. Ndaj i thoshte “mister”. Ia thoshte amerikançe, që Edi ta kuptonte që kjo gjë kishte të bënte me një amerikan, si unë. Duke i thënë “mister”, Rama e kuptonte që unë i kisha spiunuar Berishës. - Ia dhashë Kaso, ia dhashë. Ndryshe do më hidhte në gjyq, se i kisha marrë idenë e emisionit.

- E, mo Kaso! Siç thoshte gjyshja ime, shqiptare, rahmet pastë, kur tregonte një ngjarje që luani ishte inatosur me ujkun dhe lepuri iku me vrap: “Sa ta marrrin vesh që s’jam ujk, vanë allatet e mia”. Unë e kisha të sigurt që do ta humbisja gjyqin. Kupton?

- Si more nuk e kupton?! Gjyqi do zhvillohej në Tiranë dhe sistemi i drejtësisë suaj është i korruptuar. Ata do t’i jepnin të drejtë, “babit” të Ramës, Koços. - Po pra, do të thotë, atë që kenë mendje ti, Kaso. Nëse fitoj unë zgjedhjet në Amerikë, do bëj presion që të reformohet gjyqësori juaj, kështu që paratë që i dhashë “Babi Koços”, me një gjykatë të pavarur, do t’i marr përsëri.

- Nuk tallem, Kaso, të betohem. E kisha të sigurt që do ta humbisja gjyqin, ndaj i dhashë ato para. Më tha edhe Rama…

- “Mos e kruaj me “babi” Koçon, më tha, por jepi paratë, se kam babi të zotin unë. Ky mori frigoriferin e Durrësit për 3 milionë lekë, jo mos të t’i marrë lekët ty”.

- I dhashë ca, i dhashë, por jo sa më kërkoi. Ndaj më sulmon zoti Rama mua, sepse nuk ia dhashë të gjitha. Kjo është, Kaso. Që atëherë, marrëdhëniet tona u rënduan. Në lojë u fut edhe Xhorxh Sorosi, që mbron Ramën e më sulmon mua.

- E kam ndarë mendjen, Kaso. Nëse s’fitoj, do kërkoj të vij ambasador në Shqipëri. Duke qenë aty, do reformoj gjyqësorin tuaj e do hedh në gjyq Koçon që më mori paratë. O i marr mbrapsh ato para, o vdes”. Gjyshja ime shqiptare përherë më thoshte: “Burri që është burrë, nuk dorëzohet kurrë”. - Po ku njeh Koçua faturë, o Kasoooo! Ku ka biznesmen të madh që punon me fatura?! Me fatura vetëm të vegjlit punojnë. Ndryshe, nuk bëhesh milioner. Bisedoi me shaka:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.