Sms nga Panairi i Punës, për Edi Ramën

Intervista - - AKTUALITET -

Sekretarja: Zoti Kryeministër, jam sekretarja juaj, janë disa vajza dhe djem të cilët kanë ardhur direkt nga panairi i punës dhe duan të të falënderojnë pasi kanë gjetur punë. Çfarë të bëj? Njëri është shumë entuziast, ka një foto tënden të stampuar në bluzë dhe e puth çdo 7 sekonda. Edi Rama: me punë. Thuaji që jam shumë i zënë Sekretarja: Aha, ok, po ti sikur po luaje basketboll në zyrë?

Edi Rama: Të është dukur ty moj shushkë, jam shumë i zënë vërtet, kështu thuaju... Ato që kanë për të më dërguar t’i shënojnë në një fletore dhe m’i shkruaj të gjitha në Viber. Sekretarja: Në rregull. (Pas 10 minutash) Sekretarja: Zoti Kryemistër po jua rendis mesazhet e marra sipas radhës: Mesazhi 1. Të falënderojmë pafundësisht për mundës- inë që na keni dhënë me këtë panairin e punës që edhe ne të kemi fatin të kemi një rrogë 3 mijë euro. Ndërsa po pyesja se ku mund të punësohesha me një rrogë të tillë, më doli përpara një kasap e më tha: “Sille veshkën ta heqim”... Mesazhi 2. Zoti kryeminstër, ndërsa po shikoja mundësitë e papara në panair dhe më dilnin nga të katërta anët vetëm punë në call center, kuptova se ju kishit shumë të drejtë kur thoshit se Shqipëria ka punë, por i mungojnë profesionistët. Mesazhi 3 Isha në panair, punë nuk gjeta, por të paktën kuptova që duhet të anëtarësohem në LSI. Mesazhi 4 Këto punët me 3 000 mijë euro në muaj, në ndonje hotel gjenden zoti Rama?! Se, këtu po dalin njerëzit rrugëve per 300 kanaçe në muaj!

Edi Rama: Mjaft më dërgove mesazhe pa lidhje. Nuk të ka urdhëruar njeri të më dërgoje këto gjëra të cilat duken si shkrime të Altin Goxhajt.

Sekretarja: Të betohem, ishin një grup të rinjsh që donin të të qerasnin me dhallë Lufra, ngaqë kishin gjetur punë në panair. Nuk mendova se do të ishin kaq të kënaqur.

Njëra ishte shumë e lumtur se kishte fillar punë on line, por puna fillonte në verë, pasi ishte punë që bëhej në periudhë vape. Ndërkohë, po priste të zinte vapa e po bënte prova me zhveshjen.

Njëri prejt tyre, ngaqë nuk pati mundësinë të të takonte, të ka lënë një banane. Këtu te tavolina ime e ke... Edi Rama: Jepja Endri Fuges atë bananen se do gëzohet.

Sekretarja: Ok, shef, ia jap unë, por një tjetër ka lënë edhe një letër të gjatë. Me këtë, ç‘të bëj? Edi Rama: Bëj ç‘të duash, vrit veten, vetëm mos më shkruaj më.

Sekretarja: Patjetër, shef, bananen do t’ia jap Endrit, letrën do ta ruaj për ndonjë rast emergjence dhe nuk të shkruaj më. Sekretarja: Shef, Endri nuk e do bananen! Po ta ruaj për nesër, se s’i dihet, të merr uria.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.