Endri Fuga kërkon shenjtërimin e Taulant Ballës

Intervista - - AKTUALITET -

Përshëndetje Zoti ynë, Jehova! Jam Endri Fuga dhe po ju shkruaj në emër të shef Edit. Duam që në emër të kombit t’ju kërkojmë një nder të madh, zoti Jehova. Duam që të na shenjtërosh Taulan Ballën.

Taulanti është një engjëll i ngjashëm me engjellin Gabriel, ndaj ne duam që ai të jetë në vendin e duhur mes perëndive.

Taulanti ka dhënë një ndihmesë të rendësishme në ekzistencën e popullit shqiptar e të gjithë Ballkanit dhe për këtë arsye, ne po mendojmë që Taulanti të bëhet Kryeengjëll dhe në një të ardhme, t’i zërë vendin Zotit.

Këtë vendim e mori shefi ditën e enjte, ndërsa po e vështronte në seancën parlamentare. Ndërsa Taulani po hante çamçakëz dhe po mbllaçitej, shef Edi vuri gishtin tregues në kokë, u mendua pesë minuta e pastaj më dërgoi një sms në telefon, ku më shprehu dëshirën e tij për Taulantin.

Taulanti, përveç dosjeve që merr me vete, i dashur Zot, gjithnjë merr edhe dy feta bukë me gjalpë për t’i ndarë më shokët. Kjo tregon edhe humanizmin e tij të spikatur.

Ne e duam Taulantin të shenjtëruar. Ai e meriton këtë, ai meriton çdo gjë. Taulanti meriton t’i japësh me koncension edhe Xhesika Ndojin.

Na e plotëso dëshirën o Zot Jehova!

Kjo letër e dërguar nga Kryeministria me postë sekrete u kap nga Wikileaks-Intervista të premten, me datë 6.5.2016 PS. Çdo ngjashmëri me Wikileaks.com është e rastit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.