NOIZY e detyron STRESIN të tërhiqet!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Djali i keq që njihnit të gjithë, nuk na shfaqet më si i tillë. Përmes një mesazhi së fundi, reperi ka lënë të kuptohet se është kthyer në një “djalë të mirë”, i cili do t’i japë fund muzikës. Stresi, që braktisi Francën me synimin për një karrierë të suksesshme në muzikë, duket se tani do ta braktisë edhe muzikën, edhe Shqipërinë, për t’u rikthyer në Belgjikë. Reperi, nëpërmjet këtij postimi thotë se ky ishte një vendim të cilin kishte kohë që e mendonte...

“Dhe vjen një nga ato momente. Merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë për të bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja ta real- izoja dhe e përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi, gjëra të reja e aventura të tjera na presin! Për asnjë moment s’do resht së falënderuari ju që më mbështetët, më ndoqët e ndatë emocione, dashuri, më qëndruat pranë e më motivuat në ditët më të mira e në ato më pak të mira, më qëndruat besnikë në atë që për mua është primarja: në jetë! Dua të falënderoj me zemër Lokun, Flori Mumajesin... Faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur, s’reshte së besuari në mua e m’i le gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit Threedots, atyre kolegëve që bashkëpunuam, atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndamë edhe centët e fundit së bashku! Falënderoj familjen time që më suportoi në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon nëpër oqeane, aty ku jam nisur në këtë moment.... Love & Peace krejtve! Bad boy for life Stresi- Stresinjo. #Kthehem#Prap#Vitin#Tjeter Me Rrespektin Me Te Madh Ju Uroj Zoti Qofte Me Ju Ne Cdo Moment Te Jetes”, ka përfunduar reperi i cili nuk e sqaron arsyen e largimit, por u premton fansave që do të rikthehet. Por nëse fansave dhe bashkëpunëtorëve do t’u mungojë, e sigurt është që dikush tjetër as që do ta ndiejë mungesën dhe ju e dini se për kë po flasim…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.