Këngëtarja serbe shpërfytyron këngën “BonBon”

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Ndoshta kur realizoi “BonBon”, Era Istrefi as që e kishte menduar sa larg do ta çonte kjo këngë. Nga kontrata me shtëpinë e njohur diskografike Sony, deri në versionet e ndryshme të hitit, nuk ka më dyshim, “Bon- Bon”-i i ka çmendur të gjithë. Përjashtim nuk bën as këngëtarja serbe, Ana Petroviç, e cila sapo ka nxjerrrë këngën e saj të re, një version tallava i “Bonbon”-it të Erës. Kënga ka dy javë që është publikuar dhe koment- et nuk kanë qenë aspak pozitive, duke e bërë të qartë se huazimi as që i afrohet origjinalit.

Ndërsa vetë Era, jemi të sigurt se do ta kishte përcaktuar me vetëm dy fjalë kopjen: “shumë pis”. Aktualisht, “Bonbon”-i i vërtetë shënon 30 milionë klikime, ndërkohë që Era ka publikuar së fundi në Snapchat, pjesë nga një material muzikor që mendohet se do të jetë edhe kënga e saj më e re. Ne, mezi po presim...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.