Pengu më i madh i Jonida Maliqit

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Shikoni Jonida Maliqin, jetën që ka ndërtuar, emrin e konsoliduar në muzikë, familjen, biznesin gjithçka tjetër dhe mendoni se nuk do të kishte vend për ndonjë ndryshim në gjithë këtë panoramë të bukur? Gaboheni, pasi këngëtarja e ka një peng dhe ai ka të bëjë me shkollimin. “Të vazhdoja shkollën për muzikë soul ose në Amerikë është pengu im”, ka thënë Jonida gjatë një interviste, duke shtuar se kjo i ka mbetur si një pikëpyetje e madhe. “Nëse gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe, ndoshta edhe unë do të kisha patur fatin e Rita Orës tani”, është shprehur këngëtarja me nota të qarta pendese. Me sa duket, 24 vite karrierë dhe sukses në Shqipëri, nuk e kanë plotësuar sa duhet Jonidën e cila pavarësisht dëshirës së parealizuar, ndihet sërish mirënjohëse si një person të cilin fati e ka përkëdhelur në jetë. Ndërkaq, këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë për fansat me një këngë verore, pas suksesit të fundit me “Jam bërë si ti”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.