Bojken Lako: Kam patur një konflikt me Endrin

Intervista - - TELEVIZION -

Bojken Lakon e kam njohur nga afër rreth 10 vjet më parë, në periudhën kur me shumë pasion punonte për festivalin më të ri në atë kohë, “Top Fest”. Përveç talentit të tij të padiskutuar, Bojkeni vazhdon të mbetet një person shumë korrekt, por mbi të gjitha mjaft njerëzor, gjë që e shoh rrallë tek artistët shqiptarë. Shumë i dashuruar me muzikën dhe përherë aktiv me projekte të ndryshme muzikore, ai nuk resht së përkrahuri kohë pas kohe talentet e reja, duke u hapur edhe atyre një dritë jeshile në rrugën e bukur, por të vështirë të artit…

Sava LENA: - Urimet e mia Bojken! Tashmë, kënga jote do të përfaqësohet në të gjithë botën nga La- beli 360 M Records. Na trego më tepër rreth kësaj nisme të re?

Bojken LAKO: - Faleminderit Sava! Ky është një label i regjistruar në Nju Jork nga Noah, i cili njihet me emrin e artit NoahStradamus. Ai është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Nju Jork dhe është artist i muzikës elektronike, dance, dj i njohur që ka produksionet e tij dhe luan në shumë klube dhe diskoteka të njohura në Amerikë. Në vitin 2013, ai është kandiduar për “Grammy avvards” me një nga këngët e tij “Sound of your voice”. Noah kontaktoi me mua dhe më ofroi që të ngrinim një kompani për të ekspozuar muzikën e tal- enteve shqiptare përtej kufijve në industrinë e muzikës botërore, si dhe për t’u dhënë mundësinë për të depërtuar në “Grammy”. Doja të përmendja se “Grammy avvards” ka 88 kandidime e jo vetëm ato tetë që ne shohim. Idea e Noahs ishte që artistët shqiptarë ta shpërndajnë muzikën e tyre jo vetëm në portale të ndryshme siç shohim, por në të gjithë botën, nëpërmjet itunes, google play, amazon, etj. Kjo kompani është në hapat e parë të saj dhe unë po punoj fort për të tërhequr rreth vetes artistë shqiptarë që duan ta bëjnë publike muzikën e tyre.

- Kënga e parë “Të ndiej” prezantohet nga ku label më datë 16 Maj. Sa këngë të tuat do të prezantohen aty?

- Kam shkruar një kontratë dy vjeçare me Labelin 360M records dhe për momentin janë bashkëngjitur disa këngëtarë të tjerë nga Shqipëria, si Big Basta, Kastro Zizo, Dj Vin Veli, me të cilin kam dhe bashkëpunimin e parë të këngës “Të ndiej”. Po punoj për materiale të reja muzikore, por ndërkohë do të prezantoj edhe këngët e mia që kam realizuar deri tani si: “Lot, jetë, dashuri”, “Harmoni në sky”, “Bio”, etj., duke plotësuar kështu albumin tim, katalogun tim. Me këto këngë nuk do të bëj promovim sepse ato bëjnë pjesë në repertorin tim, por nuk janë këngë ekskluzivisht të reja. Më datë 16 Maj është vendosur që të prezantoj për herë të parë versionin e ri të këngës “Të ndiej” dhe pas saj do të prezantohen edhe me shumë të tjera të cilat mund të shkarkohen në të gjitha portalet e distribucionit muzikor, do të shpërndahen në rreth 10000 DJ, radio, tv, portale e rrjete dixhitale nga ku fansat e muzikës sime do të mund t’i shkarkojnë ose t’i dëgjojnë në mënyrë legale.

- Është kjo gjithçka që ti ke kërkuar nga puna që bën?

- Ky është vetëm fillimi i punës sime. Këtë punë ne duhet ta kishim filluar të paktën 10 vjet përpara, në kohën kur forma e distribucionit dixhital filloi të ndryshojë. Tashmë, kjo është e vetmja gjuhë komunikimi dhe e vetmja pjesë e rëndësishme e industrisë muzikore ku nga shkarkimi dixhital, sipas të drejtave, edhe artisti përfiton nga puna e tij. Kjo është gjithçka që duhej nisur, por jo gjithçka që unë kërkoj. Është një punë shumë e gjerë për të arritur nivele pak më të larta dhe për të komunikuar me artistë jo vetëm nga arena shqiptare.

- Si u bëre pjesë e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”?

- Ishte një propozim që më erdhi nga Vera Grabocka dhe që unë e prita me kënaqësi. Kam pasur bashkëpunime me Verën qëkur kam qenë fëmijë. Bashkëpunimi i parë me të ka qenë në vitin 1992, kur mora pjesë në spektaklin “12 vallëzime pa një të shtunë” dhe që nga ajo kohë, ajo më ka ftuar të jem pjesë e produksioneve të saj, si edhe në “X Factor”, ku isha para disa viteve, ku kam kënduar projektet e mia, etj. Këtë herë më ftoi për të qenë pjesë e jurisë në “Your Face Sounds FamiliarAlbania” ku bëjnë pjesë tre karaktere të ndryshme, në këtë format televiziv sa të këndshëm, aq edhe pozitiv.

- Si ndihesh kur gjykon kolegët e tu?

- Të them të drejtën, në fillim nuk u ndjeva mire sepse shumë prej artistëve u ngelte hatri nga vlerësimi subjektiv, por me kalimin e serive, ata do ta kuptojnë që ky është një program pozitiv që duhet të ketë sensin e humorit. Këto ishin edhe udhëzimet e producentit holandez i cili erdhi në vendin tonë për të kontrolluar patentën. Tani besoj se të gjithë e kanë kuptuar këtë gjë dhe mendoj se nuk do të ketë më hatërmbetje. Ndoshta kjo mund të ndodhë në fund të spektaklit, kur duhet të ketë një çmim kryesor.

- Cili ka qenë momenti më i bukur i spektaklit deri më tani?

- Vetë spektakli ka shumë moment të bukura, emocionuese, perfomanca të forta, por do të veçoja momentin e hapjes së spektaklit, ku përjetova një emocion të madh ndërsa këndoja këngën “Heroes” nga i ndjeri David Bojken Lako, filloi të merrej me muzikë që në shkollë fillore, fillimisht si një dëshirë e dy prindërve artistë. Më pas, muzika u bë pjesë e pandarë e jetës së tij. E nisi karrierën në fillim të viteve ’90 me disa prezantime dhe koncerte me grupin “The Fish Hook”, për të vazhduar më pas të ecë suksesshëm si solist. Janë të shumta prezantimet e tij në festivale, kryesisht në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar ku së fundi në vitin 2014, u vlerësua me çmimin e dytë me këngën “Ndiej”. Çdo këngë e tij është përqafuar menjëherë nga publiku. Këto ditë, Bojkeni prezanton projektin më të ri, versionin dance të këngës “Ndiej”, një bashkëpunim me Dj Vin Veli. Më 16 maj, zëri i Bojken Lakos do të dëgjohet edhe në SHBA nëpërmjet Labelit 360M Records, një nismë e artistit NoahStradamus. Me ftesë nga ky i fundit, Bojken Lako e shijoi nga afër edhe ndarjen e çmimeve “Grammy” në SHBA. Në intervistën e mëposhtme, Bojkeni na tregon për projektin e tij më të ri, momentet më të bukura dhe ato të pakëndshme në spektaklin “Your Face Sounds Familiar-Albania”, por nuk mungojnë edhe fjalët për bashkëshorten e tij, Semin. Bovi.

- Po momentet më të pakëndshme?

- Në fillim kam pasur disa kontradikta me Endrin, të cilat nuk më erdhi aspak mirë që ndodhën, por tashmë gjithçka ka kaluar.

- Cili nga konkurrentët është më i fortë në këtë spektakël?

- Eh, nuk më takon që të jap mendimin tim sepse jam pjesë e jurisë dhe spektakli vazhdon. (Qesh)

- Do të pranoje të ishe ti në atë garë imitimi?

- Absolutisht jo, sepse unë nuk di të imitoj. Aty janë përzgjedhur persona të cilët e kanë dhunti atë punë.

- Cilat janë projektet e tua në vazhdim?

- Projekti kryesor është ai për të cilin fola më lart, me kompaninë label 360M records. Më datë 13 maj, Noah do të vijë vetë në Shqipëri dhe së bashku do të kemi një fushatë promocioni mediatik, për të bërë të ditura planet me artistët. Ndërkohë, po punoj edhe për një festival të rinjsh i cili do të organizohet nga bashkia dhe ku do të përzgjidhen talente të reja, për t’u dhënë një mundësi edhe atyre që të bëjnë kontrata me Labelin 360M Records. Paralelisht, jam duke u angazhuar edhe me muzikën time. Kam realizuar mjaft demo e shumë projekte muzikore, gjithmonë vetëm rreth muzikës. Të parat janë bashkëpunimet e muzikës verore me Vin Velin.

- Çfarë do t’u thoje lexuesve?

- Faleminderit për mbështetjen që më jepni gjithmonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.