Ti dhe Semi

Intervista - - TELEVIZION -

- Si do ta vlerësoje marrëdhënien tënde me Semin nga 1-10?

- Marrëdhënien time me Semin do ta vlerësoja me notën maksimale, 10. - Grindeni shpesh? - Aq sa nuk e prish notën 10! (Qesh) - Kur grindeni, cili nga ju toleron më tepër? - Kam përshtypjen se unë toleroj më shumë. - Kush fal më shumë? - Mendoj se të dy njësoj. - Cili merr guximin për një nismë të re? - Të dy, gjithmonë sipas këndvështrimit tim. - Cili nga ju ia ofron tjetrit kafen apo mëngjesin në krevat? - E bëjmë me radhë këtë punë. - Kush thotë më shumë “të dua”? - S’di si të them, do të përgjigjesha po njësoj “të dy”. - Cili është më gjumashi nga ju? - Semi... - Kush mendon më shumë se ka ardhur koha për një fëmijë?

- Për momentin, nuk po e mendon asnjëri nga ne. Unë kam dëshirë së pari që Semi të vazhdojë karrierën e saj si këngëtare, më pas fëmija do të jetë i mirëpritur momentin e duhur, atëherë kur ta ketë planifikuar Zoti. - Çfarë do t’i thoje Semit në këto momente? - Të dua!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.