Si përfundon “Duaje jetën”? Surprizatëjashtëzakonshmenëseritëefundittëtelenovelës

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërsa e mbajnë të lidhur në dhomë, Alina ia bën të qartë Rebekës se e dinte që ajo po e spiunonte. Mungesën e Rebekës, ajo ia shpjegon Sezarit duke i thënë se Rebeka është larguar me një mashkull dhe i ka kërkuar asaj që të mos ia tregojë Palomës këtë gjë. Eroni ndihet shumë keq ndërsa e sheh Feliksin duke e marrë me makinë Anxheliton nga burgu. Feliksi, nga ana e tij, e strehon Anxheliton, por tregohet shumë i ftohtë ndaj tij...

Mamaja e Lindës i kërkon të falur Rafaelit dhe i kërkon të kthehet te Linda. Kjo gjë e bën shumë të lumtur këtë të fundit, e cila thotë se do të luftojë kundër kufizimeve të saj. Alina e kërcënon Rebekën se nëse nuk thotë në telefon atë që i kërkon, ajo do të marrë hak ndaj vëllait të saj të vogël. Në këtë mënyrë, Rebeka është e detyruar t’i thotë në telefon Palomës se është shumë mirë. Paloma dyshon në përgjigjen e saj dhe Luteroja e bind t’i besojë instinktit të saj. Alina e detyron Rebekën të flasë në telefon me të dashurin e saj Persion, i cili gjithashtu dyshon se diçka nuk shkon mirë me Rebekën. Ky i fundit ia thotë dyshimet e tij Palomës e Luteros, të cilët i kërkojnë Feliksit që së bashku me Persion të shkojnë në shtëpinë e Sezarit. Atje, Alina hedh dyshime se e ka parë Rebekën me një burrë dhe se kjo do të thotë se ajo e ka tradhtuar. Me mendimin e saj bashkohet dhe Sezari dhe ata nisin të tallen me Persion. Feliksit i bën përshtypje dera e mbyllur pranë kuzhinës dhe përpiqet të futet me forcë aty, pasi Alina nuk e lejon, gjë që e zemëron Sezarin, i cili e përzë edhe një herë tjetër duke e goditur me shkop. Ndërsa janë në makinë, Persio i telefonon Rebekës, e cila tashmë është nën kërcënimin e Alinës dhe e gënjen atë se ka ikur me ish-të dashurin e saj.

Feliksi i thotë Palomës se ai vazhdon të dyshojë për Alinën dhe se nuk besoi asgjë nga ato që ajo tha për Rebekën. Ai i siguron se ajo po planifikon të ikë me Nidon shumë shpejt, ndaj duhet të veprojnë sa më parë. E vetmja mënyrë për të zbuluar të vërtetën, është të shkojnë në shtëpinë e Sezarit fshehurazi, që askush të mos e dëgjojë zhurmën e makinës. Për t’u siguruar për dyshimet e tij, Feliksi takohet me Nidon dhe bindet se ai është personi që po ndihmon Alinën.

Paulina vazhdon t’i kërkojë Feliksit të flasë me të. Natasha pajtohet me Talesin dhe i rrëfen atij se e dashuron. Ndërsa shkon të bëjë fotot nudo, Valdirenes i bie të fikët dhe mëson se është shtatzënë. Ajo i rrëfen Karlitosit se do të bëhen me një fëmijë të dytë, por ai ia bën të qartë se nëse i bën fotot nudo, të dy do të ndahen përfundimisht dhe ai do t’ia marrë fëmijët.

Zbulimi i Alinës me Nidon

Brunoja, Feliksi dhe Persio shkojnë fshehurazi në shtëpinë e Sezarit dhe e gjejnë Alinën në prehërin e Nidos, ndërsa Sezari është aty. Nidoja e Alina tronditen kur i shohin ata të tre. Feliksi i thotë të atit se pikërisht në atë moment, përballë tij, Alina është ulur në prehërin e Nidos. Alina vazhdon të gënjejë dhe Sezari bën sikur i beson, por me thikën që ka në xhep, ai e kap Alinën dhe ia vë thikën në fyt. I trembur, Nidoja bërtet për të paralajmëruar Alinën dhe në këtë moment, Sezari bindet se dyshimet e tij janë të vërteta dhe se Alina vërtet ka një të dashur. Feliksi mezi ia heq Alinën nga duart, ndërsa Persio e gjen Rebekën të lidhur pikërisht në dhomën ku dyshonte Feliksi. Ndërsa bëhen gati për të dalë, Feliksi dëgjon të qarat e bebes dhe përlotet kur e sheh fëmijën të vetmuar e të lënë pas dore në dhomë. Ai e merr në krahë me dashuri dhe i thotë Alinës se do ta marrë me vete vëllain e tij. Alina i thotë se aq i bën për atë fëmijë dhe se mund ta çojë ku të dojë. Zemërgurësia e saj e trondit Sezarin, por ajo ia thotë hapur se për të, ai fëmijë ishte thjesht një investim, për të arritur qëllimin e saj.

Sezari kthehet në shtëpinë e Pilarit

Feliksi e Brunoja e çojnë Sezarin dhe fëmijën në shtëpinë e Pilarit. Sezari habitet kur mëson se Pilari është martuar, por kjo e fundit i thotë se, gjithsesi, ai është i mirëpritur në atë shtëpi. Që të gjithë i vihen në dispozicion fëmijës së vogël, gjë për të cilën u vjen në ndihmë edhe Nikoja.

Feliksi përpiqet më kot të rregullojë marrëdhënien me të atin. Feliksi ia bën të qartë se ai dhe Paloma e duan dhe se ishin shumë të shqetësuar për të, por Sezari vazhdon ta ofendojë dhe i thotë se do t’ia kishte dalë mbanë vetë, pa ndihmën e tyre. Feliksi i thotë se është aty për të, por Sezari e përzë përsëri.

I dëshpëruar, Feliksi shkon të takojë Marsian, e cila është i vetmi person të cilit ai mund t’i hapë zemrën. Që të dy ata bëjnë një bisedë shumë të ngrohtë në lidhje me jetët e tyre dhe me faktin se, që të dy kanë probleme në dashuri, sepse nuk dinë të dashurojnë. Feliksi ia hap sytë Marsias se duhet të luftojë për dashurinë e saj dhe se nuk duhet të tregohet krenare përballë Atilios. Edhe Marsia gjithashtu, e bën atë të ndihet shumë mirë me fjalët që i thotë, duke e shtyrë të bëjë edhe një përpjekje tjetër për t’u afruar me Nikon.

Alina qëllon Nidon dhe arrestohet

Alina merr valixhet e saj dhe së bashku me Nidon, shkojnë te galeria e këtij të fundit. Alina vazhdon të hiqet shumë e dashuruar me Nidon, të cilit i thotë se dëshiron të provojnë një eksperiencë të re në krevat. Ajo e lidh Nidon në krevat dhe, ndërsa ai nuk ka asnjë mundësi të lëvizë, ajo e qëllon disa herë me thikë në gjoks. Nidoja, i tronditur dhe mes dhimbjesh e pyet se pse po e bën këtë dhe ajo i thotë se nuk mund të dashurojë një budalla dhe se ai duhet të vdesë që të mos tregojë çfarë ka bërë ajo. Alina ikën, duke i thënë se ndërsa ai do të vdesë aty, i vetëm, ajo do të jetë duke udhëtuar për në Belgjikë.

Për fatin e saj të keq, Nidoja arrin të shpëtojë dhe dërgohet në spital. Ai i rrëfen Palomës se e ka qëlluar Alina dhe se ajo po ikën në Belgjikë. Paloma arrin të sigurojë një urdhër ndalimi për të dhe së bashku me Brunon e Feliksin nisen për në aeroport. Alina ka hipur në avion dhe autoritetet aeroportuale nuk pranojnë ta anulojnë udhëtimin, por Feliksi nis të bëjë si i çmendur, thotë se do të bëjë striptiz në aeroport në formë proteste dhe se kjo do të dalë në të gjithë televizionet, duke u bërë reklamë të keqe atyre. Të detyruar, autoritetet nuk e lejojnë nisjen e avionit dhe arrestojnë Alinën.

Sezari tërbohet kur mëson se burri i ri i Pilarit është Masieli, shoferi i tyre. Ai e akuzon Pilarin se e ka tradhtuar qëkur ata të dy ishin të martuar dhe e përzë, duke e quajtur kurvë. Pilari nis të qajë dhe thotë se është faji i saj që kanë ndodhur të gjitha këto...

Marsia e këshillon të bijën që për hir të dashurisë, të heqë dorë nga fama. Valdirene lumturohet dhe e përqafon të ëmën. Luteroja e Paloma diskutojnë në lidhje me helmimin e Sezarit nga Alina dhe i nisin atij një kurë dezintoksikimi. Sezari nis të shikojë hije të mjegulluara. Luteroja ia bën të qartë se ai nuk do të shohë kurrë më si më parë, por pasi ka provuar verbërinë e plotë, Sezari është i lumtur edhe me shumë pak shikim. Në oborrin e shtëpisë së Sezarit zbulohet kufoma e Marias dhe i takon Feliksit t’ia japë lajmin e keq Palomës. Feliksi i tregon Sezarit se Maria ishte tezja e Alinës dhe se trupin e saj e kanë gjetur të varrosur në oborrin e shtëpisë së tij. Sezari vazhdon të këmbëngulë se Alina e dashuronte dhe se ajo ka qenë thjesht një viktimë e Marias dhe e Nidos. Sado që përpiqet ta bëjë të arsyetojë, Feliksi nuk ia arrin dot, pasi Sezari vazhdon ta ofendojë e t’i bërtasë. Pasi del nga dhoma e të atit, i refuzuar edhe një herë, Feliksi nis të ketë dhimbje kraharori dhe i kërkon Nikos të shkojë tek ai. Nikoja i hap krahët...

Alina nuk pranon asgjë në polici, por e tronditur përballet me Nidon, që e dinte të vdekur. Ai i rrëfen se ka treguar gjithçka, duke e zemëruar Alinën që nuk e përmban dot inatin e saj, por i sulet atij... Sezari i kërkon Eronit t’i lërë

Martohet Xhina, Valdirene me Karlitosin dhe Rafaeli me Lindën, e cila nis të pikturojë. Në dasmën e Atilios me Marsian, Valdirene bëhet me fëmijën e saj të dytë. Natasha martohet me Talesin, i cili boton librin e tij të parë, me titull “Natasha”. Editi i kërkon Feliksit një mundësi tjetër, duke i thënë se ai është njeriu i vetëm që ka dashur në jetë. Feliksi, tashmë në krah të Nikos i thotë se kjo është e pamundur. Atëhere ajo rrëfen se në të vërtetë Xhonatani është djali i tij dhe se ka thënë se është djali i Sezarit, vetëm e vetëm për të përfituar nga pasuria. Ajo thotë se për këtë gjë e ka shtyrë gjithmonë e ëma, e cila po e shtyn tani të martohet me Herbertin. Feliksi e këshillon që të mos vazhdojë me të njëjtën rrugë, të mos martohet me Herbertin, por të kërkojë dashurinë e saj të vërtetë. Editi bën siç e këshillon ai. një takim me Alinën, për t’i kërkuar asaj një shpjegim për gjithçka...

Paloma e falënderon Feliksin që me gjithë problemet që kanë patur, tashmë është krahu i saj i djathtë dhe e ka ndihmuar si një vëlla i vërtetë. Ajo i kërkon të punojë sërish me të në spital. Feliksi preket shumë dhe e falënderon, por i thotë se tashmë ka plane të tjera dhe nuk do që t’i kthehet më jetës së tij të mëparshme...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.