Fundi i telenovelës

Intervista - - TELENOVELA -

Feliksi përballet me Alinën në burg. Ajo i thotë se ka dashur të hakmerret për të ëmën që ka vdekur në një aksident të shkaktuar prej tij dhe ka ndier gjithmonë neveri prej tij. Alina e pështyn dhe Sezari pëson atak kardiak, për shkak të të cilit, mbetet i paralizuar. Pilari rrëfen se aksidentin ku ka vdekur nëna e Alinës e ka shkaktuar ajo. Ajo i ka prerë frenat e makinës, me qëllimin për të vrarë Marian, që të mos ia merrte Palomën, pa e ditur se në makinë udhëtonte edhe motra e Marias bashkë me të bijën. Nidoja dënohet me shumë vjet burg, ndërsa Alina vdes në një tentativë për të dalë nga burgu. Paloma bëhet me fëmijën e saj të dytë, që është fëmija i parë për Brunon dhe e quan djalin e saj Bernardo, gjë që e lumturon Bernardën. Feliksi bashkohet me Nikon dhe rregullon marrëdhëniet me Paulinën. Ai ia kushton jetën kujdesit për të atin e paralizuar. Telenovela mbaron me një skenë dashurie, kur, ndërsa ata të dy janë buzë detit, Sezari, më në fund, mban dorën e Feliksit dhe i thotë atij: “Të dua, biri im”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.