Paralizohet Hazalli. Xhansuja bie në depresion

“Fate të kryqëzuara”

Intervista - - TELENOVELA -

Të gjithë janë të shqetësuar për Hazallin, e cila dërgohet urgjentisht në spital, në gjendje shumë të keqe. Xhihani falënderon Alperin, ndërsa Xhansuja është në gjendje shumë të rëndë psikologjike, për shkak se fajëson veten për atë që ndodhi. Mjeku u thotë se gjendja e Hazallit është shumë e rëndë dhe se për shkak të goditjes, ka patur hemorragji në tru. Ai u kërkon leje familjarëve që ta operojnë menjëherë, pasi mund ta humbin pacienten...

Gylsereni mëson për aksidentin e Hazallit

Xhihani përpiqet më kot të lidhet në telefon me Gylserenin, e cila është ende gjatë rrugës për në Izmir. Xhihani i lë një mesazh zanor dhe Xhansuja gjithashtu, i telefonon nga ana e saj për ta pyetur se ku është. Alperi i tregon Xhihanit se çfarë ka ndodhur dhe i thotë se nuk pa që Xhansuja ta shtynte Hazallin nëpër shkallë. Emineja, dëgjon Osmanin duke i treguar Xhandanit në telefon se çfarë ka ndodhur me Hazallin. Ajo nuk e kupton se kujt po i tregon ai, por i tërheq vëmendjen që kjo të jetë hera e fundit që i tregon dikujt për çfarë ndodh në vilë.

Gjatë një pushimi rrugës për në Izmir, Gylsereni hap telefonin dhe dëgjon mesazhet zanore. Ajo i telefonon Xhihanit për ta pyetur se çfarë ka ndodhur dhe ai i tregon se Hazalli tashmë është në operacion. E tronditur, Gylsereni merr menjëherë një autobus tjetër për t’u kthyer në Stamboll sa më parë.

Dilara afrohet me Gylserenin

Alperi bën edhe një përpjekje tjetër për të bërë analizën e ADNsë me Dilarën, por më kot. Hazalli del nga operacioni dhe mjeku njofton se ata kanë arritur ta ndalin hemorragjinë, por gjendja është ende kritike, ndaj do të mbahet një periudhë në gjumë. Operacioni ka qenë shumë i rëndë dhe për këtë arsye, edhe një lëvizje e vogël e pakontrolluar, mund të ndikojë në tru. Hazalli dërgohet në reanimacion. Xhihani përpiqet të qetësojë Dilarën, e cila është shumë e dëshpëruar. Kur vjen Gylsereni, Hazalli është në reanimacion. Kur shikon dhimbjen e saj, Dilarës i vjen keq dhe i thotë Xhihanit se vetëm tani ka arritur ta kuptojë se as ajo nuk mund ta ndajë Gylserenin nga Hazalli dhe as Gylsereni nuk mund ta ndajë atë nga Xhansuja. Gjatë qëndrimit pranë Hazallit, dy gratë lënë mënjanë problemet e tyre dhe afrohen më shumë me njëra-tjetrën. Dilara i thotë Gylserenit se të dyja ato, janë nëna të të dyja vajzave dhe dhimbjen e kanë njësoj.

Kerimani nis ta kërcënojë Ozkanin se do t’i tregojë Rahmiut që Ozkani po pret një fëmijë dhe ky i fundit detyrohet t’i japë asaj 5000 euro. Xhandani mëson për lëvizjet në llogarinë e Ozkanit dhe i kërkon atij llogari. Ozkani i tregon gjithçka për Nurajin dhe Xhandani vendos që ta mbajnë të fshehur atë derisa të mbarojë gjyqi.

Derja pushon Nezaketin nga puna

Nuraji arrin ta shikojë Nezaketin në shtëpinë e Ozkanit, ndërsa kjo e fundit përpiqet të fshihet. Atëhere ajo kujtohet se e ka parë atë në dyqanin e byrekëve dhe në drekë, e merr me zor Kerimanin dhe e çon atje, ku kjo e fundit përballet me Nezaketin. Derja tronditet kur mëson se Nezaketi jeton në një shtëpi me Kerimanin. Pavarësisht se Nezaketi i thotë se nuk ka çuar në shtëpinë e Kerimanit asnjë bisedë që ata kanë bërë bashkë dhe se thjesht është ndier mirë duke punuar me to, Derja merr vendimin për ta hequr atë nga puna. Nurajit i fillojnë dhimbjet dhe dërgohet në maternitet. Derja habitet kur dëgjon prej saj se fëmija që ajo po lind, është i Ozkanit.

Hazalli është paralizuar

Mjeku lajmëron familjarët se Hazalli është më mirë dhe se nuk do t’i japin më ilaçe për gjumë. Më tej, ata do t’i bëjnë një ekzaminim për të parë nëse ka patur ndonjë dëmtim në tru. Hazalli zgjohet dhe të gjithë janë të lumtur. Ajo i njeh të gjithë dhe gjithçka duket si mos më mirë deri në momentin kur mjeku bën ekzaminimin dhe kupton se ajo i ka këmbët të paralizuara.

Mjeku i këshillon familjarët që të mos i humbin shpresat që Hazalli do të mund të ecë sërish, por tashmë kjo është e pamundur. Xhihani i kërkon atij që t’i tregojë se çfarë duhet të bëjë për të shëruar vajzën e tij. Mjeku i thotë se është ende herët për të kryer veprime të tjera dhe se tani u mbetet vetëm të shpresojnë se gjërat do të përmirësohen.

Hazalli dhe Ozani vijnë në spital të lumtur që Hazalli u zgjua, por mësojnë se Hazalli është paralizuar. Xhansuja ndihet e dëshpëruar... Tashmë, vetëm Hazalli nuk e di këtë të vërtetë dhe të gjithë e mbajnë të fshehtë prej saj. Xhansuja futet në dhomë, por Hazalli e përzë.

Ozkani bëhet me djalë

Nuraji lind djalë dhe i bën presion Ozkanit që të bëjnë celebrimin. Megjithëse ndodhet mes dy zjarresh, në njërën anë Nuraji dhe nga ana tjetër Kerimani, Ozkani është shumë i lumtur që është bërë me djalë.

Ozani është shumë i shqetësuar për dëshpërimin që ka kapluar Xhansunë. Vjehrri e lajmëron Derjan se bashkëshorti i saj, Ibrahimi është përfshirë në një sherr ku ka humbur jetën një njeri dhe se e kanë burgosur. Derja, e tronditur, vendos të shkojë menjëherë në fshatin e vjehrrëve të saj.

Shejda shkon të takojë Xhansunë dhe i tregon asaj se në fakt, në Tvviter vazhdojnë të shkruajnë kundër saj dhe kjo do të thotë se ajo që i ka shkruar ato gjëra nuk ka qenë Hazalli, ndaj ato e kanë akuzuar kot. Xhansuja tronditet edhe më keq që e ka akuzuar Hazallin më kot dhe që ndodhën të gjitha këto. Ajo ndahet përfundimisht nga Shejda.

Hazalli mëson të vërtetën

Ndërsa Gylsereni dhe Dilara janë në gjumë, Hazalli përpiqet të çohet nga krevati dhe rrëzohet, pasi nuk e mbajnë këmbët. Vetëm atëhere ajo e kupton që është e paralizuar dhe tmerrohet. Ajo i kërkon Xhihanit ta ndihmojë dhe Xhihani i premton se do ta bëjë të ecë përsëri. Rahmiu e këshillon Xhansunë që të përballet me Hazallin sepse herët a vonë, kjo duhet të ndodhë, pavarësisht pasojave. Por, këtë herë, Xhansuja më kot përpiqet të sqarohet me të, pasi Hazalli është e zemëruar me të gjithë dhe me gjithçka. Ajo u kërkon të gjithëve ta lënë të qetë dhe bërtet se duhet ta kishin lënë më mirë të vdiste sesa të jetojë e paralizuar përjetë.

Derja i tregon Gylserenit për atë që i ka ndodhur Ibrahimit. Ajo ka vendosur të kthehet në fshatin e vjehrrëve të saj dhe të gjejë një avokat i cili kërkon shumë para, për ta nxjerrë burrin e saj nga burgu. Megjithëse i dhimbset, ajo i thotë Gylserenit se nuk ka rrugë tjetër, përveçse të shesin lokalin. Gylsereni pranon dhe tregohet e gatshme për ta ndihmuar edhe me para.

Nuraji, nga ana tjetër, megjithëse po ia nxin jetën Ozkanit dhe Kerimanit me kërkesat e saj, dalëngadalë, po përjeton një depresion pas lindjes. Kerimani ia fut në gjak se ajo është me fat, pasi djali i saj ka një motër të pasur, si Xhansuja... Nurajit i pëlqen ky mendim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.