4 huqe të burrave që ua ngrenë nervat grave

Intervista - - INTIMITET -

eriyt Partn i tëjetë mund yer,i shkëlq or, miqës r, dashu të qëibën sado ,por, gjitha ertë përkry ADNi në jetë,ka disa nëevet ka teristi karak zakon e ,4 tipike ë ngren qët’i kokës e qimet të! përpje 1. Burrat... dëgjojnë vetëm gjërat që duan

Nuk e di nëse nëna natyrë i ka pajisur me një lloj filtri special, por djemtë janë të aftë të dëgjojnë vetëm atë që duan nga një bisedë, veçanërisht kur bashkëbiseduesja është grua. Kjo do të thotë se kur ti fillon t’i predikosh se pse duhet të vërë gjërat e veta nëpër vende, ose ta kritikosh se pse nuk i dha për të ngrënë qenit, ose pse i rrotullon sytë si radarë për të parë gratë e botës, ai do të dëgjojë vetëm “bla, bla, bla”. Ai, sigurisht, nuk do ta pranojë kurrë se tregohet i shurdhër ndaj fjalëve të tua, ndërkohë që nuk është as në çështje të tjera, si shitblerjet dhe transferimet e futbollistëve në mbarë botën, të cilat i di përmendësh, edhe sikur ta ngresh në mes të gjumit!

Nëse nuk do të t’i bëjë nervat kaçurrel, tregoja pasojat e sjelljes së tij të keqe me vepra dhe jo me predikime pa fund. Nëse harroi ta thërrasë teknikun e lavatriçes, nuk nevojitet t’ia shpjegosh gabimin që ka bërë. Lëre nja 10 ditë pa bluza e çorape të lara dhe do ta shohësh si do të vrapojë ta rregullojë vetë lavatriçen e prishur!

2. Burrat... nuk dinë të bëjnë komplimentin e duhur

Ti vishesh, stolisesh, harxhon gjithë ato para për flokët dhe thonjtë, blen veshje elegante, ecën mbi taka 15 pondëshe dhe partneri as që i vë re. Edhe sikur ta pyesësh troç nëse sheh diçka ndryshe te ti, do të të thotë ndonjë gjë të gabuar. Sigurisht, është edhe pyetja e dashur e grave: “Mendon se kjo veshje më tregon të shëndoshë?”. Dhe pikërisht aty ai vendos të përdorë gjithë sinqeritetin e vet, duke të thënë se nuk e ka fajin veshja që të tregon kështu, por ti ke shtuar disa kile kohët e fundit. Ndërkohë që ndryshimet e tua ai i vë re rrallë, mund të të thotë me saktësi se çfarë kishte veshur ajo “seks-bomba” e fundit që kaloi anash jush në rrugë! Nëse do që të mos të t’i ngrejë më nervat, mjaft kërkove mendimin e tij për ndryshimet që bën në pamjen tënde të jashtme. Përkundrazi, mundet që thjesht, ashtu si rastësisht brenda një bisede, t’i përmendësh komplimentet që të kanë bërë për veshjen, apo modelin e flokëve kolegu në zyrë, apo taksisti që të ka sjellë në shtëpi! Do ta shohësh se si do të nxihet nga xhelozia dhe nuk do të humbasë më asnjë ndryshim tëndin.

3. Burrat... kanë prioritete të tjera bazike

Mendo pak për shoqet e tua: Kur lidhesh me dikë, humbet nga sytë e botës dhe prioriteti yt është ai dhe vetëm ai. Anulon gjithë detyrimet e tjera, sepse ai të ka telefonuar dhe të ka propozuar të bëni diçka së bashku. Ndërsa ai, edhe sikur të vdesë pas teje, nuk do të sakrifikojë daljet me shoqërinë, ndeshjen e futbollit në stadium, ose bastin që ka vënë, thjesht që të të vërë ty në vend të parë të jetës së tij.

Nëse nuk do që të t’i bëjë nervat çorap, mjaft mendove se të lë pas dore, ose se nuk të do vetëm e vetëm sepse do ta mbushë jetën e tij me interesa të tjera. Bëj të njëjtën gjë edhe ti me jetën tënde dhe mos i lër pas dore shoqëritë dhe interesat, thjesht sepse je lidhur me të.

4. Burrat... shtypin butonin e zemërimit tënd në momentin më të papërshtatshëm

Sado që nuk duam ta pranojmë, burrat janë si fëmijë të mëdhenj, por prapë fëmijë mbeten. Kështu, kur shohin një buton, nxitojnë ta shtypin për të parë se çfarë fshihet pas kësaj. Kështu edhe ai, në momentin kur gjen “butonin”, pra, pikën tënde të dobët, nuk do të ndalet pa e shtypur vazhdimisht. Nëse të sheh të bezdisur me diçka që të ka mërzitur, nuk do të lërë në qetësinë tënde, por do të vazhdojë të të ngacmojë, duke menduar se kështu do të të kalojë zemërimi. Kjo gjë ngjan shumë me fiksimin tënd që e pyet nëse është mirë, sa herë që e sheh me turinjtë varur. Kështu fillojnë konfliktet e mëdha që ndajnë edhe çifte që dukej sikur ishin të bërë për njëritjetrin.

Nëse nuk do të zemërohesh me të, fshihe mirë zemërimin tënd ( sa të mundesh), që të mos i japësh rast të luajë me butonat e tu!

Ju qe keni strese, ankth, fiksime, brenga, nervozizem, dhimbje koke, fobi, depresion, frikera obsesive, pagjumesi, anoreksi, xhelozi, probleme droge, impotence, probleme martesore, mospershtatje seksuale, çdo lloj neuroze, nevoje per renien ne peshe, drejtohuni te Psikolog, Dr. Jashar Demiri, çdo ditë. Bashkepunojme edhe me psikiatër Prof. Totozani. Takimi te hyrja kryesore e Stadiumit Selman Stermasi (ish-Dinamo), tek nisja e autobusëve për Athinë. Merrni ne Cel. 0692255562 per të fiksuar takimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.