Ata që lindin në verë, janë më të gjatë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Me sa duket, gjatësia mund të varet edhe nga ditëlindja, sepse njerëzit që kanë lindur në verë kanë një gjatësi lehtësisht më të madhe dhe janë në përgjithësi më të shëndetshëm se ata që lindin në muajt e dimrit. Për pasojë, koha më e mirë për të ngelur shtatzënë janë muajt e vjeshtës.

Studiuesit e Departamentit të Epidemiologjisë, të universitetit të Kembrixhit, me një krye doktorin Xhon Peri, që botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën “Heliyon”, studiuan të dhënat e afro 45 mijë burrave dhe grave. Analiza statistikore tregoi se fëmijët që kishin lindur nga muaji qershor në gusht (pra, konceptimi i tyre u bë nga tetori në nëntor), kishin lehtësisht peshë më të madhe në lindje dhe bëheshin më të gjatë kur rriteshin.

Studimi tregoi gjithashtu se vajzave që lindin në verë fillojnë t’u vinë periodat lehtësisht më vonë, një tregues për shëndet më të mirë në moshën e rritur. Është hera e parë që një studim lidh në mënyrë të besueshme fillimin e pubertetit te vajzat me ditën e lindjes së tyre. Vajzat të cilave u vijnë periodat herët, rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti në jetën e tyre.

Studiuesit vlerësojnë se mekanizmi biologjik që lidh ditën e lindjes me gjatësinë, ka gjasë të ketë lidhje me sasinë e vitaminës D që merr bebja në barkun e nënës, në varësi nga periudha e shtatzanisë. Gruaja që është shtatzënë gjatë pranverës dhe verës, thith më shumë rreze dielli dhe kjo shton sasinë e vitaminës D në organizmin e saj. Vitamina D ndihmon në shëndetin dhe në rritjen e kockave, ndërkohë që mendohet se vepron si barrierë mbrojtëse kundër kancerit, diabetit, sklerozës së shumëfishtë dhe sëmundjeve të tjera. Studimet e mëparshme kanë treguar se ata që lindin në nëntor kanë më pak gjasa të kenë sklerozë në pllakë, sesa ata që lindin në maj. Studime të tjera në të shkuarën kanë treguar se fëmijët e lindur në pranverë dhe verë rriten më shpejt se ata që lindin në vjeshtë dhe në dimër. Sigurisht, në këto raste, luajnë rol edhe kushtet e veçanta klimaterike të secilës zonë dhe shumë faktorë të tjerë. lente janë të aftë të dallojnë ndryshimin mes pulitjes së vullnetshme dhe të pavullnetshme të syrit. Teknologjia e kapjes së imazhit dhe regjistrimit të tij do të vendoset në lente, rrotull zonës së bebes dhe sensorët do t’i shndërrojnë lëvizjet e syrit në energji për të furnizuar lenten. Sigurisht, kjo teknologji nuk është aq e vogël sa të mbahet në mënyrë të rehatshme në lentet e kontaktit, pra, gjërat janë ende në nivelin teorik. Pas dështimit të Google, për të krijuar një aparat fotografik në lentet e kontaktit, gjigandë të tjerë teknologjikë duket se i janë futur punës në këtë drejtim. ra dhe nuk doni t’i konsumoni. Pritini bananet në feta, shtoni sheqerin dhe lëngun e limonave. Ziejeni afro gjysëm ore, ose derisa të marrë një ngjyrë rozë të errët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.