Një nënë e ka mbajtur në krahë fëmijën e saj për 4800 vjet!

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Arkeologët e Tajvanit zbuluan një fosile njeriu 4800 vjet të lashtë të një nëne që mban në krah beben e vet. Kështu deklaruan zëdhënësit e një muzeu tajvanez para disa ditësh. 48 fosilet, të cilat u nxorën nga varri në zonën Taicung, përbëjnë gjurmët më të lashta të njerëzimit në Tajvanin qendror. Ndërmjet zbulimeve, më mbresëlënës ishte skeleti i një nëne të re që e ka kthyer kokën nga bebja që mban në krah. “Kur u bë zhvarrosja, gjithë arkeologët dhe pjesëtarët e personelit mbetën me gojë hapur. Arsyeja ishte se nëna e kishte drejtuar kokën nga fëmija që mbante në krahët e saj”, deklaroi çu Uei Li, arkeolog në Departamentin e Anthropologjisë në Muzeun Kombëtar të Shkencave të Natyrës së Tajvanit. Gërmimet filluan në maj 2014 dhe u desh një vit që të përfundonin. U përdor metoda e matjeve me karbon aktiv për të përcaktuar moshën e fosileve, ndërmjet të cilëve bënin pjesë edhe pesë fëmijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.