1. Orta, Itali

Intervista - - TURIZËM -

Një vrap pele larg mjedisit urban të Milanos gjendet parajsa ujore e liqeneve të kësaj zone. Më i njohuri është liqeni i Komos, për shkak të vilave të aktorëve të Hollivudit, por edhe liqeni i Ortës është po aq piktoresk dhe i bukur, me fshatin e vogël Orta San Xhulio, këmbët e të cilit lagen nga ujërat e tij. Shëtitjet në rrugicat e ngushta, por aristokratike të fshatit janë vetëm fillimi i eksplorimit, që vazhdon me varkë deri në ishullin e vogël të San Xhulios, në mes të liqenit, si edhe me shëtitjet me makinë në lindje, ku mund të gjeni vende ku të ndaloni makinën dhe të shihni pamjen e papenguar të fshatrave dhe të kodrave me gjelbërim. Nëse ju pëlqejnë eksplorimet, ngjituni deri në “Kodrën e Shenjtë” (Sacro Monte) të Varalos, me 45 kapelat e stilit barok. Kini parasysh se çdo pranverë, panorama e Orta San Xhulios bëhet një mrekulli e vërtetë, falë OrtaFiori, një festival që mbush me lule të çelura ballkonet dhe shtëpitë rrotull liqenit. de l’Isle“, një pallat të shekullit të 12- të që lartësohet në një ishull trekëndësh në liqen dhe në vazhdim, çlodhuni në kafenetë me karriget mbi kalldrëm, bëni shëtitje me biçikleta me sfond ujërat e kaltra dhe majat e maleve gjithmonë me borë të Alpeve franceze. Shumë afër zonës ndodhen edhe qytetet e Lionit dhe të Grenoblit, nëse doni të shoqëroni daljet në natyrë, me zbavitjet urbane. mblidhej dhe gjente strehim elita letrare e Evropës qendrore. Sot, qyteti i Montrëjit ka arritur të ruajë sharmin e tij falë hoteleve të epokës dhe kalasë imponuese të shekullit të 13të, si edhe klimës së tij të butë. Megjithatë, ka marrë edhe një dimension... rrok, për shkak se këtu kanë qëndruar edhe pjesëtarët e grupit Deep Purple, të cilët, duke parë tymin të ngrihej mbi liqenin e Gjenevës, pas një zjarri gjatë koncerit të Frenk Zapas, u frymëzuan dhe shkruan këngën “Tym mbi ujë”. “Historinë” muzikore të vendit mund ta njihni më mirë në studion Queen Studio Experience, ku grupi Kuin regjistroi shtatë albume të tij, ku regjistruan këngët e tyre edhe David Boui, Igi Pop dhe Rolling Stouns. Në tregun e mbuluar, të zhurmshëm të liqenit do të shihni edhe statujën e Fredi Mërkurit, që ju përshëndet. Qyteti i Montrësë njihet gjithashtu edhe për festivalin veror të xhazit, që sivjet feston 50 vjetorin e tij. Megjithatë, diamanti i vërtetë i zonës gjendet duke bërë një shëtitje të gjatë, në atë që quhet “monopati i luleve”, i cili do t’ju udhëheqë pas katër kilometrash në Këshjellën e Shijonit. Bëhet fjalë për një kështjellë ovale të shëkullit të 13-të, me një labirinth kopshtesh, kullash, bodrumesh gotike dhe sallash me thesare vintage.

5. Hallstat, Austri

Treni të lë në një stacion në zemër të Austrisë, megjithatë, papritur transportohesh larg qytetërimit. Anija të çon përballë dhe gjendesh në një rrip toke të brigjeve të thyera të liqenit Hallstattersee, që UNESCO e quan “Monument të Trashëgimisë Botërore”, udhëtarët “qytetin breg-liqenor më të bukur të Evropës” dhe banorët e Halstattit-shtëpinë e tyre. Shtëpitë piktoreske, pamja mbresëlënëse e peizazhit rreth e rrotull dhe minierat e vjetra të kripës, në të cilat vizitorët transportohen me teleferik (një nga minierat e para të kripës në Evropë), plotësojnë pazëllin e joshjes së njërit prej destinacioneve më popullore të dhjetëvjeçarëve të fundit në Austrinë e epërme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.