2. Anesi, Francë

Intervista - - TURIZËM -

Anesi njihet për liqenin me ujin e kristaltë, pyjet e gjelbra që e rrethojnë dhe është një nga qytetet breg- liqenore më të bukura të Evropës, bile të të gjithë botës. Liqeni Anesi, me qytetin në të njëjtin emër, në formë diamanti, gjendet në kufijtë lindorë të Francës dhe përbën një oaz për adhuruesit e notit në liqen, i cili, falë kontrolleve të rrepta, ka “vulën” e njërit prej liqeneve më të pastra në botë. Qyteti do t’ju kujtojë Venecian, me kanalet që përshkojnë qendrën e tij historike që luhatet mes joshjes mesjetare e boheme dhe asaj moderne. Vizitoni kalanë e shekullit të 14-të në qendër të qytetit, humbisni nëpër sokaqet ndërmjet shtëpive të lyera me ngjyra pastel, zbuloni “Palait

3. Bled, Slloveni

Një nga pamjet e kartolinave më të famshme të Sllovenisë gjendet afër kryeqytetit të saj, Ljubljanës dhe nuk është tjetër veçse një kishë piktoreske, e ndërtuar në ishullin e vetëm të vendit: Në atë të liqenit Bled, me në sfond ujin e smeraldtë dhe majat e Alpeve Juliane. Ishulli, një vend i lashtë i adhurimit të perëndeshës së dashurisë, është bërë vend “pelegrinazhi” i të dashuruarve, ndërkohë që qyteza e Bledit, në brigjet e liqenit, që dikur përbënte një stacion termal për perandorët austro- hungarezë, sot arrin të grumbullojë çdo verë njerëzit që joshen jo vetëm nga kështjella e saj e bukur, por edhe nga profili i saj natyralist. Këtu mund të bëni ski, shëtitje në mal, me barkë, me biçikletë, kanotazh, peshkim dhe sporte uji në ujërat e kristalta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.