Dorëheqje o koalicion - kurvazon

Intervista - - POSTA -

Po shumë lot paskaM qenë në sytë e mi, E ti o Zot bane hajr! Nuk po qaj për dhimbjet e mia Nuk po qaj për nënën në pleqëri As po qaj për fëmijtë e mi As për babain që te varri s’e vizitova As për gjyshin që më deshti shumë As për gjyshen me varrin në oborr Por po qaj për atdheun He i mjeri unë Para botës u bëmë hor Qysh s’u mblodhën kishe këta “patriota” Me lanë anash t´kqija e mëni Me zgjat doren si e zgjatin burrat Për atdhe, për Dardani Mu për hatrin e Shqipërisë Fund me i dhanë përjetë hasmërisë Sot durohet hasmi n’derë Që prapë na vrisnin e na kanë prerë Askush s’e do vllaun e vet Mundohet sytë me ia nxjerrë Kah jeni nisë o ju shqiptarë Karagjoza e lakmiqarë Po ju luti me lot në sy Leni t´keqe e leni mni Është përkul rënkon Dardania Pse e qetë kurrë mos me qenë Arbëria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.