Dua të shtoj në peshë, por s’kam fuqi

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

Në kalë të bardhë

- Kam parë në ëndërr sikur kisha hipur në një kalë të bardhë dhe ndihesha mirë, e lehtësuar nga streset. Më pas, pashë sikur zbrita nga kali për të shpëtuar një mace sepse po e rrihnin. Më erdhi keq e doja ta shpëtoja. - Kali në vetvete përfaqëson energji, forcë fizike, dëshirë për të përjetuar ëndrra të bukura, forcë krijuese e dominim. Fakti që e keni parë veten të hipur në kalë të bardhë, tregon që ju i keni këto cilësi që sapo përmendëm. Do të merrni lajme të mira në lidhje me diçka që e keni për zemër dhe do të keni fat. Keni zbritur sepse keni parë një mace dhe kjo tregon që duhet të keni kujdes nga personat tinëzarë, që ju kanë zili. Ju mundoheni për mirë, por dikush mund ta përdorë këtë ndjeshmëri tuajën kundër jush, ndaj në këtë periudhë, mos bëni më shumë seç duhet për askënd dhe mos u besoni lehtë të tjerëve.

Më puthi, e qëllova...

- Në ëndërr pashë një djalë që e njoh. Ai më kapi nga dora, më afroi te dyert dhe më puthi. Më dha puthjen e parë dhe unë e shijova. Edhe ai më tha se e shijoi dhe unë ula kokën. Unë ika, por ai erdhi pas meje dhe mua më dolën lotët. Pastaj ai më kapi nga dora, më pyeti pse po qaja dhe më fshiu lotët. Më pas shkova në shëtitore dhe kur po kthehesha në shtëpi, ai më kapi dorën e më prekte në trup rreth barkut. I thashë 2- 3 herë “mos më prek”, por ai nuk ndaloi dhe unë i dhashë një shuplakë. Ai uli kokën dhe mbante njërën dorë në faqe. Unë ia kapa dorën dhe ia largova. I thashë: “më fal, nuk desha” dhe ia lëshova dorën. U drejtova përsëri për në shtëpi, por ai më kapi për krahu dhe më përqafoi duke më shtrënguar aq shumë, sa u habita. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka? - Një ëndërr e tillë tregon që ju keni ndjenja për këtë djalë, por në të njëjtën kohë keni shumë frikë nga ai dhe nga vetë ndjenjat që keni për të. Dëshironi të keni një lidhje me të, të putheni e të përqafoheni, pra, keni nevoja fiziologjike, ama keni frikë t’i thoni me zë apo edhe ta pranoni me veten tuaj këtë gjë. Puthjet e gjestet e afërsisë që keni parë në ëndërr tregojnë dëshirën për të patur lidhje dashurie me këtë djalë. Puthja dhe përqafimi nga ana e djalit tregojnë që do të ketë ngjarje të reja pozitive dhe ka shumë mundësi, në këtë drejtim, pra, në drejtimin e dashurisë. Kjo është një ëndërr që ju paralajmëron për ngjarje pozitive në jetën tuaj.

Krimbat në gjoks

- Kam parë një ëndërr shumë të shpifur dhe jam e shqetësuar. Pashë sikur më kishin mbuluar krimbat më shumë në pjesën e gjoksit. Iu luta djalit të m’i hiqte dhe ai i shkreti i hiqte, por ato dilnin përsëri. Kisha dhimbje dhe qaja, por pa zë. Ndërkohë, më doli gjyshja, ndjesë pastë, dhe më tha: “Nuk kujdesesh fare për veten, shiko si je bërë!”. Aty u zgjova. Zonja. - E dashur zonjë, ëndrra juaj tregon siklet shëndetësor për të cilin nevojitet një kontroll sa më i shpejtë te mjeku. Krimbat nuk janë shenjë e mirë, aq më tepër në gjoks. Ata tregojnë sëmundje e siklet, të cilat ju i keni anashkaluar duke i menduar si diçka që do të kalojë. Edhe shfaqja e gjyshes tregon shqetësim për shëndetin tuaj dhe që ju vërtet nuk kujdeseni aq sa duhet për të. Ju duhet patjetër një kontroll shëndetësor, aq më tepër nëse keni patur shenja të çuditshme në trupin tuaj. Djali juaj është i shqetësuar për ju, ndaj nëse kontrollin te mjeku nuk e bëni për veten, bëjeni për familjen, sa jeni ende në kohë. Krimbat kanë shumë shpjegime, ka raste që përfaqësojnë mendimet negative për veten, por në shumicën e rasteve dhe në ëndrrën tuaj, tregojnë për një siklet shëndetësor. Ju uroj shëndet.

Pistoleta

- Në ëndërr pashë sikur kisha një pistoletë në dorë dhe doja të vrisja të dashurin, sepse më kishte bërë me nerva. Nuk e kuptoja se për çfarë bëhej fjalë, se nuk është hera e parë që shoh ëndrra të tilla me pistoleta. - Arma në përgjithësi simbolizon agresivitet, zemërim dhe rrezik sulmi ndaj personave më të afërm që keni. Nuk po themi që do ta përdorni me të vërtetë armën, por do t’i sulmoni me

- Përshëndetje instruktor. Shumica duan të mësojnë si të bien në peshë, por mua më ndodh e kundërta, unë dua të marr kilogramë sepse jam shumë e dobët. Jam 27 vjeçe dhe ngjaj si anoreksike. Unë ha shumë pak, përgjithësisht, s’kam oreks, ndaj doja të shtoja në peshë, se më kanë thënë që palestra të ndihmon për këtë. Problemi është se unë nuk kam fuqi për t’u ushtruar. Ju, çfarë më këshilloni?

Mario, instruktor: - E nderuar lexuese, së pari do t’ju këshilloja të konsuloheshit me një mjek të përgjithshëm patolog, ose endokrinolog për të parë nëse humbja e oreksit ka lidhje me ndonjë problem shëndetësor. Ju thoni që ngjani me anoreksiket dhe kjo është pak e frikshme nëse është e vërtetë. Shpesh, problemet e tiroides shkaktojnë humbje të oreksit, ndaj ju sugjerova një endokrinolog. Nëse përjashtohen mundësitë e ndonjë problemi të brendshëm shëndetësor, atëherë mund t’i drejtoheni palestrës. Sido që të jetë përgjigjja e doktorit, regjistrimi në një palestër vetëm të mira ju sjell si në shëndet, ashtu edhe në fizik, ndaj ky është një hap që duhet ta hidhni patjetër.

- Në palestrën ku do regjistroheni, konsultohuni direkt me një instruktor që t’ju ketë nën mbikëqyrje dhe kërkojini një program për të shtuar në peshë, si edhe ushtrime për të rifituar energji, pra, forcë fizike. Ju në palestër do të fokusoheni fjalor ose me ndonjë debat të panevojshëm ndoshta. Duhet të keni kujdes, sepse ju çdo çështje e trajtoni me shumë pasivitet dhe për pasojë, për të mbuluar këtë reagoni me agresivitet, autoritet ose ekstremisht. Në këtë rast, që keni dashur të qëlloni të dashurin, ëndrra tregon që keni një lloj pushteti ndaj tij, ama sërish duhet të keni kujdes sepse kjo gjë nuk i pëlqen te ju.

Më pickoi akrepi

- Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr një akrep me ngjyrë toke që më vinte vërdallë? Dikush më tha të bëja kujdes sepse po të më kapte thumbi i tij, do të vdisja. Akrepin e pashë te shtëpia ime dhe sapo iu afrova derës që të dilja jashtë, ai më pickoi dhe unë vdiqa. Nga sikleti, u zgjova. përgjithësisht tek ushtrimet e forcës, pra, ushtrime me vegla. Do bëni shumë pak kardio dhe kjo e shoqëuar me ecje të ngadaltë. Si fillim, bëni streçing i cili është i domosdoshëm si përpara stërvitjes, ashtu edhe në fund të saj. Më pas bëni kardio me njërën nga këto vegla: pistë, biçikletë ose step, vetëm 12 minuta, jo më shumë, sepse nuk keni nevojë. Kjo do t’ju shërbejë si nxemje dhe për të rifituar një energji për të përballuar ushtrimet që do të vijnë më pas. Më pas merruni me ushtrimet e forcës për këmbët, krahët, kraharorin, shpinën dhe vithet. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që t’ju hapet oreksi, sepse trupi juaj do të kërkojë menjëherë ushqim. Sapo të dilni nga palestra, hani një banane ose pini një çokollatë të ngrohtë (ose jo), të zezë ose të bardhë. Më pas shkoni në shtëpi dhe ushqehuni qoftë edhe me ushqime që kanë pak kalori. Përqendrohuni tek ushqimet që kanë më shumë proteina, siç është veza, mishi i pulës, ose mish viçi dhe të gjitha perimet me radhë. Mund të hani brumëra pa kufizim, por gjithmonë duhet të hani çdo 2 orë e gjysëm, 5 vakte në ditë. Nuk duhet ta tejkaloni në të ngrënë, në mënyrë që të mos keni probleme me stomakun. Pak nga pak, do t’ju hapet oreksi. Mirë do ishte të shtoni peshë në mënyrë të shëndetshme, të mos merrni shumë yndyrna, por aq sa duhet dhe të shtoni peshë gradualisht. Mos ia kurseni vetes herë pas here ndonjë ëmbëlsirë, mundësisht, të shoqëruar me fruta. Po të ndiqni këtë regjim, sigurisht që do të shtoni në peshë.

- Akrepi që keni parë në ëndërr parashikon një situatë të dhimbshme ose që do të lëndoheni nga dikush në jetën reale. Akrepi përfaqëson edhe ndjenjat shkatërruese, vërejtjet thumbuese, fjalët e hidhura dhe mendimet negative të drejtuara nga ju. Por, duke qenë se në fund të ëndrrës ju vdisni, kjo është pozitive sepse tregon rilindje. Ju do të arrini të largoni negativitetin apo lëndimet që keni pësuar dhe do t’i lini vend diçkaje të re në jetën tuaj.

Humba këpucët

- Isha në shtëpinë time dhe doja të shkoja diku, por nuk po i gjeja më këpucët e mia. E acaruar iu drejtova motrës sime, duke e akuzuar se mund të kishte marrë këpucët e mia. Më ndodh shpesh të më humbin këpucët apo sandalet në ëndërr. Çfarë do të thotë kjo? - Përgjithësisht, këpucët në ëndërr tregojnë mënyrën se si çani ju në jetën reale, si i përballoni gjërat etj. Nëse e shikoni veten duke mbathur këpucët, tregon se jeni person me këmbë në tokë dhe jeni shumë besimtar. Nëse i humbni këpucët siç ju ka ndodhur edhe ju, kjo tregon se ju jeni në kërkim të identitetit tuaj, në kërkim të vetvetes, sepse nuk e dini se çfarë kërkoni, nuk e dini se ku doni të shkoni. Pra, me pak fjalë, ndiheni si në udhëkryq dhe nuk po dini t’i jepni një drejtim jetës suaj. Për ata që janë të martuar dhe shohin që humbin këpucët, nuk është ëndërr pozitive sepse ka lidhje me partnerin. Mund të humbisni besimin ju ose ai, ose mund të keni një krisje të marrëdhënies, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.