Na dëmtojnë kontraceptivët?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- I drejtohem doktoreshës gjinekologe. Kam n jë dhimbje në fund të barkut dhe dyshoj për kiste në vezore, pasi kam marrë shumë barna për të parandaluar një shtatzani të padëshiruar. A janë të dëmshme barnat kundra shtatzanisë, përdorimi i tyre i gjatë? Nëse dua të marr përsëri kontraceptivë, cilët janë më të mirët?

Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe: -E nderuar lexuese, nëse keni dhimbje barku duhet të bëni një kontroll gjinekologjik. Duhet të dini se çdo mjekim i marrë pa këshillën e mjekut është i dëmshëm. Prandaj, ju duhet të kontaktoni me një mjek, në mënyrë që të gjeni një zgjidhje të mirë. Vetëm me të dhënat që na shkruani, është e vështirë të nxirret një konkluzion më i saktë. Sa u përket kontraceptivëve, ata jepen duke u bazuar te historiku juaj shëndetësor. Duhet të flisni me një mjek gjinekolog ose mund të më kontaktoni mua që t’ju japim këshillat e duhura se çfarë duhet të përdorni dhe për sa kohë. Gjithsesi, kontrolli gjinekologjik është i domosdoshëm për ju. puçrra në buzë (herpes), pasi keni kaluar temperaturë të brendshme. Por bëni kujdes nga përdorimi i hudhrës dhe i qepës me tepricë sepse kanë edhe ato efekte të dëmshme.

- Kini parasysh gjithashtu dhe këto këshilla kur ju shfaqet herpesi si në buzë tek goja dhe në organet gjenitale. Nuk duhet ta ngacmoni me duar. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun. Nëse më parë keni vuajtur nga këto lloj problemesh dhe keni përdorur më parë një krem specifik që përmban substanca antivirale, aplikojeni mbi fshikëzën. Nëse nuk përdorni një krem specifik, këshillohet përdorimi i kremërave mbrojtës specifikë për buzët. Kjo mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjen. Nëse vuani nga herpesi labial, mbrojini buzët me një filtër solar me faktorë të lartë mbrojtës kur ju duhet të ekspozoheni ndaj rrezeve të forta të diellit. Shmangni kontaktin e buzëve me trupin e personave të tjerë, derisa vezikulat të jenë zhdukur plotësisht. Shmangni përdorimin e ushqimeve shumë të nxehta dhe të ftohta, sepse mund t’ju shkaktojnë shqetësim në zonat e dëmtuara. Përgatiti faqen:

Valbona VUKULAJ Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, Tirane. Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Cel . 0682313410 - Poliklinika Qendrore Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.