A shërohet herpesi i buzëve?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

shumë e zakonshme dhe pothuajse 75 për qind e të gjithë njerëzve që infektohen nga herpesi janë krejtësisht të liruar nga simptomat. Të dy tipat infektojnë në të njëjtën mënyrë, nëpërmjet lëngut që ndodhet në fshikëz. Kontakti i afërm ose puthjet dhe marrëdhëniet seksuale janë rruga më e zakonshme e infektimit dhe duhet të shmangen në rast të çdo formimi të fshikëzave. Herpesi i buzëve mund të transmetohet në organet seksuale nëpërmjet puthjeve dhe herpesi te organet gjenitale, në të njëjtën mënyrë, mund të transmetohet në buzë. Herpesi fillimisht nis me pak kruajtje. Pas kësaj formohen fshikëza të vogla të mbushura me lëng që pëlcasin shpejt dhe lënë plagë të mbushura me lëng. Ndonjëherë i prekuri mund të ketë zjarrmi dhe të ndiejë dhimbje në gjëndrat limfatike. Plaga shfaqet 3-7 ditë pas infektimit dhe shërohet përafërsisht pas tre javëve. Nëse personi është infektuar njëherë, atëherë infektimi është në çlodhje e sipër dhe personit mund t’i rikthehet infektimi me ndryshime të intervalit kohor. Ndonjëherë fshikëzat mund të shihen edhe me sy. Por për ta siguruar diagnozën, merret prova direkt nga fshikëza dhe kontrollohet në laborator. Në shumicën e rasteve, herpesi trajtohet mirë, megjithatë mund të ndodhë që të shoqërohet dhe me zmadhim të limfonoduleve (gjëndrave që ndodhen poshtë qiellzës) që shoqërohen dhe me dhimbje, mund të mbivendoset një infeksion dhe të kalojë në pyodermi.

- Mënyra më e mirë e parandalimit është aplikimi në buzë i produkteve mbrojtëse për buzët, sidomos kur jeni në plazh. Kujdes nga ekspozimi i gjatë nën rrezet e diellit, sidomos te personat që janë prekur më parë nga ky problem. Mbi të gjitha duhet të shmanget kontakti me personat që kanë herpes (si labial, ashtu edhe gjenital), sepse sëmundja është mjaft ngjitëse. Ajo mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit fizik, prekjes dhe përdorimit të gotës apo enëve të të sëmurit, puthjes apo edhe kontaktit seksual, në rastin e herpesit gjenital. Trajtimi i herpesit është i thjeshtë dhe praktika është e tillë: mjekimi është lokal dhe jepet sipas gjendjes së të sëmurit. Mund të përdoren solucione antiseptike, kremra ose pomada anti- Seksolog- Androlog: Dr. Evi Dani Tel 0682213329 Gastro-hepatologe: Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Dr. psikiatër Valentina Qemalli (Asabella) Tel. 069 81 89990. Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.