STOP! Dhunës ndaj femrave dhe prostitucionit

Intervista - - POSTA -

Dua të jem engjëlli yt…

Nuk e di ç’më shtyri të të shkruaj në këtë natë të gjatë. Nuk jam poete, por më beso se këto fjalë nuk dalin nga koka ime, por nga zemra. Dalin nga thellësia e zemrës, aty ku je vendosur edhe ti. Po të shkruaj se më mungon sonte, ashtu si[ i mungojnë detit valët, si qiellit yjet, si syrit loti... Më beso se të dua shumë. Më beso se ti dhe vetem ti sundon në zemrën time. Ti je ai për të cilën kam pritur gjatë, pa ty jamë gjysmë. Do të jap gjithëçka dhe do të heq dorë nga gjithëçka për ty, nga vetja ime dhe nga gjithëçka që zotëroj. Do të jetoj vetem për ty. Do të pres, pa marrë parasysh sa… Gjithmonë do të tregohem e duruar ndaj teje. Kurrë nuk do të detyroj për ndonjë gjë, as edhe me fjalë. Dua të te udhezoj ty, te te mbrojë dhe të ruaj nga çdo e keqe. Dua të ndaj me ty mendimet e mia, zemrën, trupin dhe gjithëçka që kam. Jam e gatshme të të dëgjoj gjithçka që ke për të thënë. Nuk dua që të ndermarr as edhe të vdes pa bekimin tënd. S. & L.

Lamtumirë…

Nuk mund ta besoj qe ti me ke tradhtuar, dua fjalen “lamtumirë” te ma thuash vetem ti. Dua qe goja jote te ma thotë te verteten se dashuria jone nuk ishte një lojë e fatit. Më thanë që fatin e kishe në duar, fejesa te priti, por ti e refuzove vetem per mua dhe tani me thonë qe ke ikur, ke shkuar, që shumë je dashuruar me nje tjeter. Ato fjalë të embla e te buta nga goja jote, ja thua tjetres nuk mund te besoj qe me harrove. Nuk mund te besoj qe me tradhtove. Nuk mund te jetoj me kete ndjenje qe kam sepse prap ne ty besoj prap ty te dua dhe te dua çdo dite e me shume. Por me ne fund e shoh qe ti ke ikur me ke harruar dashuria ime ka vdekur zemra ime është lenduar dhe vetem per ty do te shkruaj sepse vetem ty të dua. Lamtumirë dashuria ime, do të pres me mall, por nëse nuk vjen sdo të më gjesh as në varr. Anxhi.

Po e nis këtë letër me fjalët: Të desha, të dua dhe do të të dua përgjithmonë. Ah, sa vështirë qenka që nën dirigjimin e vuajtjes së tmerrshme dhe nën tingujt e melodisë nga thellësia e plagëve shpirtërore ta nxjerrësh ndonjë shkronjë dhe ta shkruash fjalen dashuri. Dashuri, ky vullkan i vuajtjeve shpirtërore. L.

***

I, dashuri im. Tani jemi të ndarë. Këtë nuk mund ta mohoj, por një gjë të tillë ende nuk e besojnë sytë e mi të kaltër, të cilët edhe pse të përlotur dhe të lodhur nga nostalgjia e mungesës sate. Ende na mbetën përgjysmë përpilimet e planeve të reja për një ardhmëri të lumtur. Por jo. Këtë nuk e besoj. Kush e di, ndoshta edhe do të ndodhë. Dhe, nëse ndodhë, atëherë do të isha njeriu më i lumtur në botë. I dashur po i shkruaj këto vargje të shkurtra jo për të thënë se sa të kam dashur, sepse këtë e di edhe vet, apo për të ndërruar mendjen tënde, por vetëm desha të them se unë e dashura yte e dikurshëme, edhe pas gjithë asaj që më bëre ende jam gjallë dhe jetoi e vetmuar në një skaj të kësaj bote të çuditshme. Ende unë e gjora, të dua, më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Ti e di se unë gjithmonë t’i pranova këshillat e tua, ndërsa ti kurr nuk pranove këshillat e mia dhe pikërisht për këtë shkak në mes heshtjes sime dhe dyshimit tënd u formua hendeku i urrejtjes në të cilën pastaj u futen plumbat e xhelozisë që na vranë dashurinë. S.

Të lutem, si nuk pate mëshirë për lumin e madh të lotëve të mi, s’pate mëshirë as për lutjet e shumta që t’i bëra? Si e shkele premtimin që ma pate dhënë se vetëm vdekja do të na ndajë?! I dashur, të them edhe një herë — unë vuaj për ty! Ende më përkundë hija e dorës sate në djepin e ëndrrave. Ende jetoi në shkëlqimin e syve të tu, të cilët nga një fotografi e varur në mur pa ndërprerë vështron rënkimin e dhimbjeve të mia. Ku je, i dashur, në këtë moment, kur unë vuaj për ty? Ndoshta jeton i lumtur me dikend tjetër dhe nëse është ashtu atëherë të uroj fat, sepse unë nuk jam shpirtlig sikur je ti. Albani.

Te dashurit tim

Arsyeja që unë jetoj, je ti. Arsyeja që unë vuaj, je ti. “Kujdes në dashuri”. Këtë fjalë shpesh e thoje ti. Nuk jam në gjendje që të përulem e as të shkruaj për dashurinë time të madhe, por vuajtja... dhe vuajtja u bë forcë fizike, e jo kurrë forcë shpirtërore. Ti je ende shpresa e jetës time.. e më shumë se çdo gjë tjetër të dëshiroj në këtë botë. Kujtimet e mira tani më mundojnë... e më mundojnë pa ty. Sa do te isha e lumtur sikur te perqafoja gjithehere... te te them të dua. Ta dhurova dashurinë, do te beja çdo gje qe te bej te lumtur… Ti je kujtesa e veçantë e jetës dhe zemrës time dhe shpresoj e do të luftoj që të jesh gjithmonë. Në fillim, atëherë kur fillova të njoh aftësit e tua.. kërkoja forcë që të them se te dashuroj me shpirtë por kisha frike mos te humbja te terin. Mora guxim ne fund dhe eh .mu duk se isha me e lumtura ne botë. Por më në fund duhet të pajtohem me realitetin qe s`mund te behesh i imi. Edhe pse te kam afer me zemer e me trup larg, të pres me mall, do te ruaj në zemren time si te fshehur. J.

Përshëndes Blerinën nga Fushë Kruja që e kam shumë xhan. Të përqafoj përzemërsisht së bashku me vajzën. Nga Dora Vl.

Përshëndes të gjithë dëgjuesit dhe telefonuesit e radios Euro Star, në veçanti dy prezantuesit Gimin, Anin dhe Dj. Visin nga Dora Vl.

Dashuria jonë kurrë nuk do te plaket, pasi së bashku ne gjithmone do jemi te rinj, shpresoj qe keshtu gjithmone te pime nga burimi i Rinise dhe i Dashurisë. Prandaj dashuria e jetes sime. Urime për ditëlindjen dhe i gezofsh edhe shume pranvera te tjera, se bashku me mua! Andit.

E dashur vajza ime, sot eshte dita më speciale per ty, është koha per te ngrene embelsire dhe te kendojmë disa kenge mjafte te bukura. Mos harro qe Mami te do shume dhe je drita e syve te mij. Te dua shume dhe te puth mami. Shume urime per Ty e dashur! Anxhit, vajzës sime si engjëll. Nga mami.

Sot është një dite speciale per ty, një dite mjaft e rendesishme jo vetem ne jeten tende mirëpo ne jeten e te gjithe atyre që kanë rëndësi per ty. Vitet kalojnë, mirëpo ti mbetesh personi më i dashur ne jeten time, andaj sot festo, gëzo dhe ndjehu i/e lumtur sepse je arsyeja e buzëqeshjes së shume personave, je arsyeja e lumturisë së shume personave dhe mbi te gjitha, SHUME URIME PER TY, drita e syve te mi. TE DUA shume, shummmë. Matit.

I dashuri im, ti je arsyeja per te cilen jetoj, ti je vete lumturia per mua. Pa ty çdo gje duket e thate, pa ty çdo gje duket e pa-kompletuar. Pa ty as jeta nuk ka kuptim. Je arsyeja per te cilen jetoj. Urime per ty burri im i dashur. Të dua shumë. Z.

E dashur moter! Ndihem shume krenare te te therras ty MOTER. Je ajo qe me mbeshtet ne çdo rruge qe une zgjedh, je ajo me te cilen flas per çdo problem dhe gezim timin. Ti per mua je shume speciale, andaj e dashur moter, shume urime per ty për ditelindje! Te deshiroj çdo te mire ne jete dhe Te DUA SHUME…! Për Anen. Hysen Kica

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.