Në klasë

Intervista - - ARGËTIM -

Mësuesja: - Xhorxh Uashingtoni preu pemën e qershisë dhe pasi e pranoi se e kishte bërë këtë gjë, i ati nuk e dënoi? Pse?

Nxënësi: - Sepse Uashingtoni e kishte ende sopatën në dorë, mësuese?

Taksat

Së fundi, tatimorët kanë krijuar një model shumë të thjeshtë për deklarimin e të ardhurave. Ai ka vetëm dy zëra: A. Sa fiton? B. Na i jep!

Krokodili

Në një fshat të Afrikës, e ëma i thotë djalit të shkojë të mbushë një kovë me ujë në liqen. Fëmija shkon, por shikon në mes të ujit sytë e mëdhenj të një krokodili dhe kthehet me vrap me kovën bosh.

- Ku e ke ujin? - pyet e ëma e çuditur.

- Mami... pranë bregut ishte një krokodil shumë i madh që më shihte drejt e në sy...

- Oh, biri im, mos u shqetëso për krokodilin. Me siguri, më shumë ka patur ai frikë nga ti sesa ti nga ai... Shko e mbush kovën tani.

- Por... mami... Nëse ai ka patur frikë më shumë se unë, atëhere uji tani është i ndotur...

- E dini cila është barcaleta më e bukur që na thonë qëkur lindim e derisa vdesim?

- Që ligji është i njëjtë për të gjithë...

Lopa dhe ferrari

Një fshatar me një lopë përdore, bën autostop në rrugë. Shoferi i një ferrari, i habitur, ndalet dhe i thotë fshatarit se atë mund ta marrë, po me lopën ç’do të bëjnë? Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Pyetja

- Mos e vrit mendjen, - thotë fshatari, - lopën e lidhim pas makinës.

Sado që habitet, shoferi pranon. Gjatë rrugës, fshatari i habitur e pyet.

- Pse ecën kaq ngadalë? Më shpejt! - Po lopa? - Mos e vrit mendjen për lopën, mor burrë, por jepi!

Shoferi acarohet dhe, i nxitur nga fshatari e rrit shpejtësinë deri në 230 km/orë. Një moment, sheh nga pasqyra dhe i thotë fshatarit:

- Ja, e shikon, lopa po jep shenjat e para të lodhjes! Ka nxjerrë gjuhën jashtë...

- Nga cila anë? - pyet fshatari. - Nga e majta... - Po jo mor burrë, ajo është mërzitur duke ndenjur pas dhe ka ndezur sinjalin për parakalim!

Biondia e zgjuar

- Si mund ta kuptosh se një bionde po të thotë diçka të zgjuar?

- Nëse e nis fjalinë kështu: “Një burrë më ka thënë...”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.