Burrë me grup gjaku 0

Intervista - - HOROSKOPI -

Jupiteri dhe Neptuni vazhdojnë t’ju mbushin me energji. Ju do të mësoheni me këtë energji që ju bën të ecni përpara në punë dhe të jepni më të mirën nga vetja. Mund të takoni dikë që nuk i korrespondon tamam asaj që kërkoni dhe kjo situatë ju huton. Sidoqoftë, ju kërkoni të keni nën kontroll situatën dhe të mos vendosni nxitimthi. Doni të jeni të sigurt e të lidheni me dikë që ia vlen sepse nuk doni të humbsni kohën tuaj të çmuar me njerëz kot.

Tensione rrotull jush, por që nuk ju prekin drejtpërdrejt. Ju mund të “fusni hundët” në një konflikt për të qetësuar situatën, sepse i keni për zemër dy personat e përfshirë në të, bile mund t’u thoni ndonjë të vërtetë që do t’u bëjë mirë të dyja palëve. Nëse i jepni makinës, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm këtë javë, qoftë edhe për një parkim të thjeshtë. Do të kaloni momente të bukura në familje, bile do t’i organizoni vetë. Në dashuri do të tregoheni tolerantë dhe do të duroni tekat prej fëmije të tjetrit, bile ato do t’ju bëjnë të qeshni. Plutoni është në shenjë. Për pasojë, ju do të analizoni me kthjelltësi se çfarë doni të bëni në jetën tuaj. Qetësoni ankthin tuaj duke u treguar realistë sepse katastrofat e mëdha që imagjinoni, nuk do të ndodhin kurrë. Mos e lini imagjinatën të kontrollojë jetën tuaj. Në çift do të ndiheni shumë të afërt, falë ndihmës së Afërditës për ndjenjat dhe Mërkurit, për dialogun e sinqertë. Një ish mund t’ju kontaktojë, por është shumë vonë për ju. Nëse jeni beqarë, do të joshni persona të martuar.

Do të keni periudha ku do të alternohet energjia e shumtë me mungesën e fuqive. Bile mund të flini më herët ndonjë mbrëmje, sepse do të ndiheni të lodhur. Pini ujë dhe çajëra, çlodheni mëlçinë e mos konsumoni shumë alkool. Shkoni në palestër. Marsi në shenjë ju inkurajon për këtë. Ju keni nevojë të lëvizni për t’u ndier mirë moralisht. Jeni të rrethuar nga njerëz gjithmonë në ndryshim, por kjo ju duket interesante dhe doni të shkëmbeni idetë tuaja me ta, për të parë se ç‘ mund të bëni edhe ju. Do të ndiheni paksa të lodhur këtë javë. Fizikisht nuk do të jeni në maksimumin e formës. Rishikoni mënyrën tuaj të të ushqyerit; mbase konsumoni shumë sheqer, ose shumë kafe dhe jo mjaft Burri “0” e ka të qartë në mendje se cilat janë objektivat vitamina. Mund të merrni tableta me vitamina nëse doni. Në dashuri, situata është idilike, ju ndiheni mirë dhe jeni gati t’i plotësoni kënaqësitë edhe tjetrit/ ës. Mos ua vini veshin shokëve/ qeve tuaj xhelozë, por ndiqni instinktin. Afërdita dhe Mërkuri ju inkurajojnë për dialog.

Ju bëni gabime financiare dhe më pas përpiqeni ta rregulloni situatën. Kjo është një strategji që duhet ta ndryshoni. Keni dëshirë të rregulloni shtëpinë, ose të ndërroni shtëpi, por para se ta bëni këtë, bëni një llogari sa do t’ju kushtojë dhe nëse e përballoni dot. Ujorët e kanë të vështirë të jenë materialistë, por në këtë rast, nuk keni mundësi tjetër zgjidhjeje, duhet t’i shtrini këmbët sa keni jorganin. Do të bëni projekte të bukura me shoqërinë, të cilat do t’jua përmirësojnë humorin.

Ulje- ngritje të vazhdueshme, për shkak se Marsi, Saturni dhe Neptuni grinden në qiellin tuaj. Për pasojë, ju nuk arrini ta kuptoni situatën. Mos merrni asnjë vendim impulsiv, por reflektoni, pasi situata nuk është urgjente dhe mund të bëni ndonjë budallallëk. Përpiquni edhe të evitoni grindjet në çift. Duket sikur ju kërkoni sherr, edhe kur tjetri/ a nuk bën asgjë. Çfarë kërkoni ju, në fakt? Nëse doni të qetësoni ankthet tuaja, grindjet nuk janë mënyra e duhur për këtë. Në punë, tregohuni të matur.

Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.