Grupi i gjakut tregon personalitetin dhe talentin tënd

Intervista - - HOROSKOPI -

(Vijon nga numri i kaluar)

Burrë me grup gjaku B

Burrat “B” janë të pajisur me një karakter të qeshur dhe të relaksuar. Nëse dikush u kërkon diçka, bëhen copë për t’ia plotësuar dëshirën. Ata janë të aftë të marrin vendime të papritura dhe të shkojnë drejt e në thelb të objektivit që i kanë caktuar vetes. Gëzojnë besimin e të tjerëve dhe shpesh konsiderohen si udhëheqës.

Megjithatë, ata mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe u mungon një vizion objektiv i situatave. Nganjëherë u pëlqen vetja dhe kjo sjell pakënaqësinë e të tjerëve, që kanë tendencë t’u qëndrojnë larg. Kanë një karakter të sinqertë deri në ekstrem dhe shpesh mbeten vetëm, por janë të zotë të ndryshojnë humor në moment dhe të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

Burrat “B” lëvizin gjithmonë sipas ritmeve të tyre, pa ndjekur rregullat e caktuara nga të tjerët, ose nga shoqëria në përgjithësi. Në vend të parë vënë gjithmonë veten dhe mirëqenien e tyre. Megjithëkëtë, ata nuk kanë një stil jete të caktuar mirë dhe të pandryshueshëm, bile janë shumë të ndikueshëm dhe stili i tyre i jetesës shpesh pasqyron sjelljen e njerëzve të tjerë. Për këtë arsye, shpesh konsiderohen si njerëz “me hënë”. e tij, të cilat i ndjek pa u ndalur, duke u impenjuar me vazhdimësi.

Nuk mbështetet në ndihmën e të tjerëve dhe është i aftë të kapërcejë çdo vështirësi, falë forcës së madhe shpirtërore. Nuk ka aftësi të mëdha planifikimi dhe nuk është shumë delikat, por e përball çdo situatë në moment, kur shfaqet nevoja. Ka një besim të madh në aftësitë e veta dhe, pa e vënë re, vuan pak nga mendjemadhësia. Nganjëherë konsiderohet pak i lehtë dhe sipërfaqësor.

Burri 0 e urren humbjen më shumë se gjithçka dhe nuk gjen qetësi nëse pëson ndonjë dështim. Pikërisht prej kësaj lufton me të gjitha forcat për t’u afirmuar dhe për të realizuar aspiratat e veta. Është i pajisur me një vetëdisiplinë të fortë dhe, në momentin që merr një vendim, shkon përpara në rrugën e tij derisa ta arrijë atë. Kur fillon të bëjë përpara, është i pandalshëm, por në rast dështimi, bie në dëshpërim dhe depresion me të njëjtën shpejtësi. Burri 0 ka një karakter diellor e të dashur dhe u jep shumë rëndësi marrëdhënieve me njerëzit e afërt. Ka shumë respekt për ndjenjat e tjetrit dhe për mirëqenien e njerëzve të dashur, për të cilët është gati të sakrifikohet. Për këtë e duan të gjithë dhe është një pikë referimi në gjirin e një grupi.

( Vijon numrin e ardhshëm)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.