Irgen Çela (Xhoda): Je tu fol keq, or çun!

Intervista - - HUMOR -

E njihni si Xhoda, por atij i pëlqen ta thërrasin me emrin e tij të vërtetë, Irgen. Gama e gjerë e personazheve që ka luajtur, e ka bërë Xhodën një ndër aktorët e preferuar për publikun i cili nuk ia kursen duMia Buci: - Si është të jesh personi publik që gëzon vëmendjen e të tjerëve?

Irgen Çela (Xhoda): - E shoh si avantazh dhe ndihem mirë kur shoh njerëz që ndihen mirë apo që u jap buzëqeshje.

- Mund ta bëjë pasioni për aktrimin çdo njeri aktor?

- Duhet shumë punë, nuk mjafton vetë pasioni.

- Kujt i detyrohet kalimi nga “Apartamenti“në Portokalli”? - Ka qenë vendimi im. - Marrëdhënien baba– bir në “Portokalli” e kemi parë. Po në jetën reale, cila është marrëdhënia e Xhodës me babain?

- Shumë e mirë, ndryshe nga babai që bëj unë në “Portokalli”. ( Qesh) Ai ka qenë edukues shumë i mirë për mua.

- Po veten, si e sheh në figurën e babait?

- Djali im, Enkelejdi, është vetëm 9 muajsh. E kam quajtur Enkelejd pasi e doja emër autentik shqiptar. Sa i takon edukimit të tij, është akoma herët, por gjëja më e mirë është që të ndërthuren të dyja, toleranca dhe të qenit strikt. Mënyra më e mirë për ta rritur shëndetshëm dhe me personalitet janë sporti dhe librat.

- Cila është gjëja më e vështirë që ke bërë për shkak të një roli? artrokitjet në skenë, por as buzëqeshjet dhe përshëndetjet në rrugë. Nga shoku i Çimit te babai karizmatik në dyshen baba– bir në “Portokalli”, rrugëtimi në art e ka bërë Irgenin pa dyshim një figurë të dashur tashmë. Por, nëse deri tani keni njohur vetëm Xhodën e skenës, ju ftojmë që të njiheni me Irgenin jashtë saj...

- Cilin nga kolegët do të doje të kishe përballë në një ndeshje boksi?

- Asnjërin. Më mirë të japim dashuri sesa boks. Mjaftueshëm boks po bëhet gjithandej; të paktën të mos e fusim edhe në art.

- Për çfarë shquheshe kur ishe i vogël?

- Kur isha i vogël, më pëlqente edhe të recitoja edhe të luaja futboll.

- Ke ndonjë foto nga fëmijëria, me të cilën qesh sa herë e shikon?

- Qesh pothuajse me të gjitha fotot. (Qesh)

- Çfarë ke mësuar për veten vitet e fundit?

- Kam mësuar që paskam patur goxha për të dhënë dhe nuk e dija.

- Cila është gjëja që të bezdis te të tjerët? - Mendjemadhësia. - Ka shokë e miq në një punë si e jotja? Cilët janë të tutë?

- Ka. Flori është miku im më i afërt.

- Për çfarë nuk bën kompromis në fushën tënde?

- Unë jam i fiksuar pas korrektësisë në punë dhe në këtë pikë nuk më pëlqen të bëj kompromise. Punën time nuk do ta shfrytëzoja kurrë për diçka personale. Për shembull, nëse një polic më vë gjobë, nuk do ta përdorja kurrë në numrin tim në skenë.

- Frika më e madhe që ke?

- Që do të plakemi një ditë.

- Kur e ngre zërin Xhoda?

- Jam tip pak impulsiv. Ka raste kur e ngre zërin edhe kot, por zakonisht acarohem kur më akuzojnë pa të drejtë. - Çfarë di me siguri? - Që e dua shumë djalin tim. - Përveçse aktor, çfarë

- Nuk kam patur ndonjëherë siklet. S’kam paragjykime në këtë pikë sepse unë e shkëpus atë që bëj në skenë nga ajo që bëj në jetë. Ai që jam në të vërtetë nuk ka lidhje me atë që jam unë në skenë.

- Po një rol nga i cili e ke patur të vështirë të dalësh edhe pasi shfaqja ka mbaruar?

- Jo, s’kam patur raste të tilla. Zakonisht, rolin e bëj dhe e lë në skenë.

- Je ngacmuar deri tani nga idea e një stand- up comedy?

- Po, më ngacmon si ide, por nuk e kam në planet e afërta.

- Çfarë e bën me lehtësi në skenë, por nuk mund ta bësh në jetën reale?

- Duke qenë se gjërat ia vesh personazhit, në skenë e ke më të lehtë të bësh çdo gjë sepse nuk gjykohesh. tjetër do ta shihje veten duke bërë?

- Kur isha i vogël, e shihja veten si futbollist. - Pse nuk u bëre? - Si duket, nuk ishte ajo që më tërhiqte vërtet.

- Nëse do të ishe një personazh filmash vizatimorë...

- Do të isha Xherri. ( Qesh)

- Mendon se është më interesante ta shohësh, apo ta bësh një film?

- Të dyja janë interesante në llojin e vet. Janë dy gjëra krejt të ndryshme, por të bësh një film, për mua, është shumë herë më interesante.

- Po të të linin në dorë realizimin e një filmi, çfarë do të shihnim aty?

- Filmat me tema sociale më pëlqejnë. Nuk e shoh veten vetëm në një rol; do të bëja edhe rolin e një djali që ka rënë pre e drogës, ose të një djali që ka probleme sociale… Ka plot role që mund të kesh shumë dëshirë t’i luash. - Batuta e preferuar... - Janë këto batutat që nuk pëlqehen vetëm nga unë, por nga të gjithë, si për shembull: “je tu fol keq, or çun”.

- Personi që ke idealizuar gjithmonë...

- Mua më pëlqen shumë Al Paçinoja. - Për ç’arsye? - Sepse është super aktor dhe ka një mënyrë fantastike interpretimi. E kam ëndërr ta takoj njëherë.

- Dhe nëse do takoje...

- Do të doja të më thoshte: “Vetëm për ty e ta shoh “Portokallinë””!

- Një nga filmat ku do të doje të ishe krah tij?

- Në “Aromë gruaje”, do të doja të isha në rolin e djalit që e shoqëron sepse ka marrëdhënie të afërt me të dhe i jep leksione për jetën.

- Çfarë mund të mësosh nga një taksist?

- Gjendjen ekonomike të një vendi.

- E mban mend librin e parë që të ka rrëmbyer vëmendjen?

- S’më kujtohet tamam i gjithë libri, por është “Zemër”, nga Edmondo De Amicis.

- Çfarë është e rëndësishme në raportin me një femër? - Dashuria dhe besimi janë themelet.

- Ku je njohur me gruan?

- E kam njohur në shkollë dhe jemi bashkë prej 5 vitesh.

- Tre rregullat e tua për të jetuar mirë?

- Sport, libra dhe punë, që të jesh gjithmonë kërkues ndaj vetes, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo mendore.

- Për çfarë do të mbahet mend gjenerata jonë?

- Jemi një brez që e ka më të vështirë të gjejë punë pasi mbaron shkollën; është e vështirë të gjesh veten në shoqëri.

- Kur të jesh 40 vjeç, çfarë mendon se do të ketë më shumë rëndësi për ty?

- Familja është e rëndësishme, si tani, si 40 vjeç, si 50! Edhe puna, sigurisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.