Arjeta Dhima: “Portokalli”-a më mësoi shumë

Intervista - - TELEVIZION -

Aktorja dhe regjisorja Arjeta Dhima ka shkëlqyer kudo ku ka interpretuar. E ka nisur suksesshëm karrierën e saj artistike me rolin e infermieres në filmin “Lindje perëndim lindje” të regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili është vlerësuar si filmi më i mirë në Festivalin e 13të të filmit shqiptar. Më pas me role kryesore si ai i Marigosë në komedinë “14 vjeç dhëndërr”, shfaqje e cila pati shumë sukses, rol i aktores së dytë në shfaqjen “6 personazhe kërkojnë autor”, etj. Si regjisore ajo ka vënë në skenë shfaqjet “Vdekja e një mbretëreshe”, “Tri motrat”, “Mbrëmje poetike” e shumë të tjera. Së fundi, ajo është ndarë mjaft mirë nga shfaqja “Made in Albania”, e vënë në Teatrin Eksperimental nga regjisori Altin Basha, me tekst nga Stefan Çapaliku. Arjeta është një vajzë çapkëne, e dashur e miqësore që punon nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes me projekte të ndryshme teatrale, kinematografike, etj. Vitin që shkoi ajo ishte edhe pjesë e stafit të humorit “Portokalli” me personazhin e shtëpiakes Suzi. Shumë e dashuruar me profesionin, Arjeta i jep një vëmendje të veçantë studios së saj të artit “IACT”... Sava Lena: - Për- shëndetje, e dashur Arjeta!

Arjeta Dhima: - shëndetje, moj motër!

- Roli yt më i fundit ishte ai i rrobaqepëses në shfaqjen “Made in Albania”! I arriti pritshmëritë e kërkuara kjo shfaqje?

- Rrobaqepësia ishte një eksperiencë e re që më bëri të kuptoja më nga afër problematikat e vendit tonë, hallet dhe shqetësimet më në brendësi. Shfaqja pati një shikueshmëri të lartë, duke arritur kështu edhe shëtitjen e saj në rrethe dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

- Si të dukej vetja në këtë rol?

- Regjisori i shfaqjes Altin Basha, është një nga regjisorët më të mirë që kemi dhe duke besuar në këtë gjë, unë arrita të nis rrugëtimin drejt një rrobaqepësie. Kurrë më parë nuk isha ulur në një makinë qepëse dhe të tentoja të qepja, por roli nuk pyet shumë. Kështu, duhet të luaja siç dija, po edhe të qepja dhe të prisja bukur me gërshërë. Kjo është e bukura ose magjia e këtij profesioni, ku pa e menduar të fut në disa skuta dhe rrugë që nuk i ke hulumtuar kurrë më parë.

- Po të mos ishe aktore, do ta bëje profesionin e rrobaqepëses?

- Kam një marrëdhënie Për- shumë të keqe me gjilpërën dhe nuk e kam kuptuar kurrë përse. Më pëlqen te vishem me stil dhe nëse do të dija të qepja, sot do të kisha një makinë qepëse dhe mund t’i realizoja veshjet vetë, por nuk e kam parë veten asnjëherë duke ushtruar një profesion të tillë. Ndihem mjaft mirë në profesionin e regjisores dhe të aktores. Këto të dyja nuk mund t’i ndërroja dot kurrë. Do ishte shumë i vështirë hapi drejt largimit.

- Shumë sukses ka patur edhe shfaqja “14 vjeç dhëndërr”, ku ti ke shkëlqyer në rolin e Marigosë. Do t’u riktheheni këtyre shfaqjeve të suksesshme?

- Sava, papritur më ke kthyer në kohë në këto momente. Ka qenë një shfaqje shumë e bukur dhe është e rëndë ta themi “ka qenë”, sepse e bukura e këtij profesioni është se i jep jetë një personazhi të caktuar vetëm për një periudhë kohe dhe e lë të shkojë, por jeta është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet; ndoshta edhe rikthehem në rolet e dikurshme.

- Cilin do të veçoje ti nga rolet që ke interpretuar deri më tani?

- Dëshira, pasioni dhe koha që investohen në një rol është gjithmonë e njëjtë dhe do të më duhej pak kohë që të mbaj me hatër dhe ta vendos gishtin në njërin rol apo tjetrin.

- Çfarë do të veçoje nga eksperienca jote në “Portokalli”?

- Roli në “Portokalli” erdhi si një surprizë. Ishte një rol që zgjati vetëm një sezon, por që tek unë la gjurmë, më bëri të kuptoj më në brendësi botën e spektaklit, si edhe një ritëm tjetër pune.

- Do të doje të riktheheshe? - Patjetër që po. - Cili do të ishte roli më i përshtatshëm?

- Unë tentoj te rolet e karakterit, kryesisht tek ato role që më përshtaten me fizikun dhe që janë sa më të pëlqyeshëm për publikun.

- Si ishte puna në grup aty?

- Në “Portokalli” punohet. Është një industri që nxjerr çdo javë për publikun gjëra të reja dhe shumë specifike. Nuk është e lehtë të bësh publikun për të qeshur çdo fundjavë; të gjesh batuta, situata, të ndërtosh skenare, etj.

- Prej disa kohësh, ti drejton shkollën e artit “IACT”. Si është ecuria në të?

- “IACT STUDIO” është kthyer në ritmin tim të jetesës dhe të investimit të përditshëm. Përmes “IACT” tashmë aktrimit po i vjen pranë çdo gupmoshë, duke filluar nga fëmijët 5 vjeçarë dhe deri te të rriturit të cilët e kanë pasion për ta ndjekur këtë ëndërr. “IACT STUDIO” ka të veçantë edhe kursin më të ri në vend “PUBLIC SPEAKING”, pra, e folura në publik. Nevoja për të folur qartë dhe bukur në publik apo në një audiencë të caktuar tashmë është kthyer në domosdoshmëri. Politikanët, njërëzit e medias, menaxherët, biznes- menët, pedagogët apo kushdo që ka një përballje të vazhdueshme me publikun, duhet të kalojë përmes këtij trajnimi.

- Cilat janë projektet e tua në vazhdim?

- Jam duke punuar vërtet shumë për risinë e radhës. Gjithçka do të jetë surprizë deri në momentin e shfaqjes së parë.

- Sa e rëndësishme është paraqitja për një sukses të garantuar?

- Vizualiteti është kthyer në problemin e ditës, në shqetësimin më të madh për rininë shqiptare. Nuk jam kundër paraqitjes së jashtme, por paraqitja le të fillojë nga higjiena personale dhe ambienti i jetesës apo ai i punës. Përsa i përket suksesit me anë të paraqitjes, varet se çfarë kërkon të arrijë gjithsecili.

- Sa të ka ndihmuar shëndeti në karrierën dhe në rolet e tua?

- Nuk besoj se ka qenë ndonjëherë ndihmë ose pengesë. Unë kam një profesion të caktuar dhe e bëj me mjaft dëshirë. Jam

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.