Arjeta, si Suzi në “Portokalli”…

Intervista - - TELEVIZION -

- Në rolin e Suzit, ti ke prezantuar çajin e dobësimit “Fap, fap, puthe”. Ti vetë, do ta përdorje një çaj të tillë?!

- Unë jam duke ndjekur një regjim ushqimor të përkryer nga nutricionistja ime, Arlinda Garuci, që realisht më ka dhënë një rezultat të dukshëm. Arsyeja se pse reklamoja atë lloj çaji ishte ironia që përdornim ndaj reklamave të gjata dhe shumë të lodhshme.

- Në “Portokalli” reklamoje dhe korsenë “Slim Dead Lady”. A bëri efekt kjo reklamë te ti?

- Ajo ishte një ndër reklamat rutinë.

- Pse zgjodhe që Suzi të ishte thuthuqe?

- Sepse është karakter. Kur aktroj, filloj të kërkoj detaje të jashtme të fizikut të cilat do të mund t’i vijnë në ndihmë personazhit. Në këtë rast, të bëja thuthuqen ishte shumë e thjeshtë, pavarësisht se audienca dyshoi se isha me të vërtetë thuthuqe. (Qesh)

- Më mirë një shtëpiake pasanike, apo një artiste e famshme pa para?!

- Secila nga kategoritë ka specifikën e vet, por unë nuk e kam provuar as njërën dhe as tjetrën. Unë si Arjeta nuk jam e dhënë as pas pasurisë dhe as pas famës. Më pëlqen të investoj atje ku unë ndihem mirë dhe kam mundësi të jap nga vetja. shumë serioze dhe kërkuese në realizimin e punëve të mia.

- Po të ishe elegante, mendon se do të kishe më shumë sukses?

- Sapo kam humbur 15 kilogramët e parë, por pasi të heq edhe 15 kilogramët e dytë do të shoh nëse pesha është faktor kryesor suksesi apo jo. Në karakter unë mbetem e njëjta dhe besoj se kjo është pjesa më e rëndësishme. (Qesh)

- Do të doje të riktheheshe sërish me Suzin në “Portokalli”?

- Më pëlqen shumë “Portokallia”, ka një ritëm pune të jashtëzakonshme, por nëse rikthehem, nuk besoj se do të jetë Suzi personazhi i radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.