Çani: Nuk do ta puthja Genta Ismajlin edhe po të ma kërkonte!

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Në emisionin ku gjithçka mund të ndodhë, “Zonë e lirë”, gjërat janë kaq të lira sa drejtuesi i emisionit e ka bërë zakon të puthë femrat që i zbukurojnë studion me praninë e tyre. Por mes gjithë atyre që kanë qenë dhe atyre që pritet të vijnë, ka një emër që nuk ndodhet në listën e të puthurave apo të atyre që pritet të puthen në vazhdim dhe ajo është Genta Ismajli. Moderatori Çani ka deklaruar hapur se nuk ka patur ndonjëherë ndonjë preferencë për këngëtaren si femër dhe se jo vetëm që nuk i ka shkuar ndërmend ta puthte ndonjëherë, por edhe nëse do të ishte ajo që do t’ia kërkonte këtë, ai do ta refu- zonte. Nuk e dimë cilat janë arsyet e vërteta që fshihen pas kësaj deklarate jo edhe aq elegante nga ana e Çanit, por nëse bëjmë disa kërkime, kuptojmë që në kaq vite “Zonë e lirë”, Genta Ismajli numëron vetëm 3 ose 4 paraqitje në programin e tij. Ndaj druhemi se kjo ka qenë më tepër një mungesë dëshire nga ana e këngëtares për t’u “puthur” nga moderatori dhe jo e anasjellta. Kujtojmë që një marrëdhënie dikur “armiqësore”, Ariani ka patur edhe me Bleona Qeretin, ndërsa tani i shohim përkrah në “Your face sounds familiar”, si dy miq të mirë. Me sa duket, kushdo që nuk respekton Çanin dhe formatin e tij, nuk është i denjë për t’u “puthur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.