Butrint Imeri përkrah Eleni Foureirës

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Pas gjithë supozimeve nëse do të kishte apo jo një bashkëpunim me këngëtaren greke, tashmë gjithçka është zyrtare; Butrint Imeri pritet të realizojë një duet me Eleni Foureirën. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistët të cilët thuhet se kanë kohë që punojnë për këtë projekt, madje përveç regjistrimit të këngës, kanë mbyllur edhe xhirimet e klipit. Kënga do të mbajë titullin “Delicious” dhe videoja është regjistruar në Athinë me një staf profesionist, ndërkohë që pritet të publikohet brenda pak ditësh. E gjitha nisi kur këngëtarja greke u ndesh me “Kanga jote” të Butrintit dhe e postoi atë në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke shprehur vlerësimet për 19 vjeçarin e talentuar. Edhe më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte shprehur se dëshironte një bashkëpunim me një këngëtar shqiptar që do ta fuste në tregun shqiptar dhe me sa duket, Butrinti ka qenë zgjedhja e duhur. Pas hiteve të njëpasnjëshme, ky me Eleni Foureirën do të jetë qershia mbi tortë. Nuk ka dyshim që kjo do të jetë vera e Butrintit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.