Aurela Gaçe, sërish shtatzënë

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Para pak muajsh, ndërsa u pyet gjatë një interviste nëse po mendonte për një fëmijë tjetër, Aurela Gaçe e la si një opsion të hapur, pa deklaruar asgjë konkrete. Por duket se idea për një motër ose vëlla për vogëlushen Grace, e kishte ngacmuar që atëherë. Mësohet se këngëtarja është shtatzënë në muajin e tretë. Duke marrë parasysh sa e “çmendur” është Aurela pas këngës dhe profesionit, jemi kuriozë të shohim deri në ç’muaj do të vazhdojë ajo të jetë e pranishme në “Cra- zy Calvin”, aty ku edhe këndon pothuajse çdo mbrëmje live.

Ajo është shprehur se me Grace-n ka një marrëdhënie të mrekullueshme, duke rrëfyer se ndonjëherë qëllonte që pjesë të lukut të saj bënte edhe fjongot shumën gjyrëshe të Grace- it, që i shkonin shpesh me veshjet e skenës ose të përditshmërisë. Ky do të jetë edhe fëmija i dytë për çiftin Aurela dhe Skerdi, të cilët e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në shtator të vitit 2013.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.