RENIS GJOKA: Si më priti publiku bullgar…

Intervista - - MUZIKE -

Janë të pakët rrokerët e vërtetë në Shqipëri dhe një ndër ta është Renis Gjoka. Duket se kënga është e trashëguar në gjenet e tij dhe ai di ta trajtojë atë me mjaft dashuri dhe përkushtim serioz. Përtej muzikës, Renisin e njoh si një djalë të shkathët, shumë njerëzor, të gatshëm për t’i ardhur në ndihmë kujtdo. Në repertorin e tij muzikor bëjnë pjesë shumë këngë të dashura për publikun si: “Nuk ka si ti”, “Dashuria ime ti”, “Njerëzit që takoj çdo ditë”, “Unë dhe gogoli”, etj. Fabula e kësaj të fundit (me tekst nga Edmond Tupja dhe muzikë nga Renis Gjoka) u kushtohet fëmijëve me autizëm dhe është një këngë sensibilizuese për opinionin publik. Pikërisht kënga e tij e ka ndihmuar Mikelon, një fëmijë autik, që të fliste... Së fundi, Renisi është vlerësuar me çmimin e parë si zëri më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar Ballkanik të mbajtur në Bullgari. Ndërkohë, ai vazhdon të jetë mjaft aktiv me interpretimet live në koncerte të ndry- shme apo në lokalet e natës. Në intervistën e mëposhtme ai na rrëfen për çmimin e fituar në Bullgari, projektet muz- ikore dhe për mrekullinë e ndodhur...

Sava LENA: - Përshëndetje Renis dhe urime për trofeun e fituar së fundi në Festivalin Ndërkombëtar të Bullgarisë!

Renis GJOKA: - minderit Sava.

- Si u bëre një nga konkurrentët e këtij festivali?

- Ftesën e mora prej muzikantit të njohur në të gjithë shqiptarinë, si dhe në gjithë ish- Jugosllavinë, Sheki. Pjesë e këtij festivali ishin rreth 7 vende të Ballkanit, ndërsa në konkurrim ishim 15 artistë.

- Me çfarë kënge u prezantove?

- Sipas rregullores, në natën e parë duhej të prezantoheshe me një material në gjuhën e vendit nga vije. Nuk Fale- ishte e rëndësishme nëse këndoje këngët e repertorit tënd apo jo, ndaj unë zgjodha këngën që më ka pëlqyer gjithmonë, “Fati ynë shpresë dhe marrëzi”. Në natën e dytë mund të zgjidhje një këngë të huaj dhe zgjodha këngën “VVicked Game” nga HIM. Në finale këndova përsëri këtë të fundit.

- Çfarë vlerësoi më së shumti juria te ty, këngën apo vokalin?

- Patjetër që vlerësoi vokalin tim. Festivali ishte live dhe konkurrentët garonin vetëm me zërin e tyre dhe jo me këngët, prandaj nuk kishte rëndësi nëse këndoja një këngë timen apo të një artisti tjetër.

- Si të priti publiku bullgar?

- Shkëlqyeshëm. Jam ndier vërtet shumë i vlerësuar nga ata. Gjatë kohës që isha atje, mora ftesë për të qenë pjesë e një eventi mjaft të rëndësishëm që organizohet një herë në vit, në muajin gusht, pranë bregdetit të Bullgarisë. Ftesën e mora nga Drejtoresha e Radio Televizionit Bullgar. Në këtë koncert të madh, ku marrin pjesë këngëtarë nga e gjithë Evropa, do të performoj së bashku me bandën time muzikore. Po pres me padurim të shkoj.

- Ishe i vetmi rroker në festival?

- Jo. Kishte 3- 4 artistë të tjerë shumë rrok që, për hir të së vërtetës, këndonin shumë bukur.

- Çfarë e bën Renisin më të veçantë se rrokerët e tjerë?

- Vetë rrokerët këtu janë të veçantë, duke qenë se janë me kokrra. ( Qesh) Pastaj, arsyen pse jam i veçantë në mes të të veçantëve, duhet ta zbulojmë me një sondazh masiv në publik. Ndoshta edhe me një referendum popullor. (Qesh)

- Si po shkojnë performancat e tua live?

- Shkëlqyeshëm. Energjitë po më derdhen nga gota. (Qesh)

- A po punon për këngë të reja aktualisht?

- Kam realizuar një pjesë të xhirimeve të klipit tim të ri. Do jetë një punë mjaft serioze realizuar nga të njëjtët autorë që realizuan klipin “Unë dhe gogoli”. Deri në fund të muajit maj, kam besimin se do të serviret edhe për publikun. Ky nuk do të jetë i vetmi për këtë periudhë, por do të jetë i pari që do të nisë kalvarin e prezantimeve të reja me klipe. Është një sezon i ri ku klipet do të ndjekin njëri-tjetrin, duke qenë se kam vendosur që këtë vit të mos jem pjesë e asnjë kompeticioni muzikor. Këngët janë të përfunduara, por edhe bisedimet për klipet në vazhdim. Tani na mbetet vetëm të xhirojmë dhe të publikojmë.

- Ti ke bërë shumë të lumtur një fëmijë autik, Mikelon, i cili sapo dëgjoi këngën tënde, filloi të fliste. Ç’mund të na tregosh për këtë mrekulli?

- Është vërtetë një mrekulli. Ndihem ende i shokuar, për mirë, kuptohet, se si erdhi ky bekim për familjen e Mikelos, por edhe për mua gjithashtu. Jam i lumtur që muzika ime arriti të depërtojë për mirë te ky fëmijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.