Një ditë me Renisin…

Intervista - - MUZIKE -

- Si është një ditë e zakonshme për ty? - E zakonshme. Ndjek një rutinë timen, ku bëjnë pjesë vrapi, shëtitja me qenin, shkolla ( pasi jam duke mbyllur masterin për Marketing në Fakultetin Ekonomik), të cilën nuk kam arritur ta përfundoj për shkak të impenjimeve, studio, prova me djemtë e bandës, etj. Sigurisht, edhe puna intensive këto kohë për publikimin e këngëve të reja zë një pjesë të mirë të ditës. - Çfarë bën sapo zgjohesh në mëngjes? - Hap televizorin dhe shoh programin e mëngjesit “Aldo Morning Shovv”, në televizionin Klan. - Në krevat, pranë teje, ndodhet? - Celulari. - Çfarë harron para se të dalësh? - Në përgjithësi, nuk harroj gjë. Ndoshta ndonjëherë karikuesin e telefonit.

- Çfarë nuk e harron kurrë para se të dalësh? - Celularin. - Ku të gjen orari i drekës? - Në një ditë normale, dreka më gjen në shtëpi. - Cili është ushqimi i preferuar? - Nuk kam shumë pretendime, nuk i bëj shumë naze ushqimit. - Ku e kalon një mbrëmje të zakonshme? - Në përgjithësi, në studio. Në të kundërt, në shtëpi, duke lexuar ndonjë libër ose duke parë ndonjë film.

- Çfarë nuk harron të bësh para se të shkosh për të fjetur?

- Nuk harroj të falënderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.