Engin Altan Düzyatan - Ertugruli

Intervista - - TELENOVELA -

- Çfarë mendove kur ta propozuan rolin?

- Megjithëse skenari më pëlqeu shumë, pata ca dyshime, pasi në subjektet historike, po nuk arrite ta bësh të besueshëm personazhin që interpreton, bëhesh qesharak. Ishte producenti ai që më bindi, duke më thënë se do ta realizonim këtë serial pikërisht ashtu siç e imagjinonim. Dyshimet m’u zhdukën plotësisht kur pashë cilët aktorë do të kisha përkrah.

- Si u përgatite për t’u shndërruar në Ertugrul?

- Fatmirësisht, ne kemi burime të shumta historike për shekullin e 13-të. Kam lexuar shumë prej tyre për të krijuar një ide në lidhje me këtë periudhë dhe për t’u mbështetur në heroizmat e saj. Veç kësaj, kemi marrë leksione kalërimi dhe për përdorimin e harkut, si edhe kemi bërë një trajnim për kulturën dhe jetën e përdit- shme të asaj kohe. Kjo fazë përgatitjesh krijoi një lidhje të fortë miqësore mes nesh dhe kjo është një nga arsyet se pse ekziston një atmosferë aq e ngrohtë në sheshin e xhirimit.

- Cilat janë karakteris- tikat që ti pëlqen më shumë tek Ertugruli?

- Ertugruli është i mençur, i pjekur, i drejtë dhe i jep gjithkujt atë që meriton. E gjitha kjo është meritë e besimit të tij dhe e mënyrës se si është rritur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.