Hülya Darcan - Nënë Hajme

Intervista - - TELENOVELA -

- Ky është personazh i parë historik që ti interpreton. Në ç’mënyrë studiove për të?

- Ne të gjithë e njohim nënë Hajmen si një figurë historike, por nuk kemi asnjë informacion në lidhje me karakterin e saj. M’u desh të bëja shumë kërkime dhe kam arritur të gjej brenda meje disa nga karakteristikat e saj, të tilla si: durimi, dashuria për fëmijët, drejtësia dhe vetësakrifikimi. Në ekran unë kam sjellë kombinimin e të gjitha këtyre.

- Ky ndryshon industria e serialeve nga ajo kinematografike tradicionale, pjesë e së cilës je prej vitesh?

- Sot aktorët kanë ndryshuar shumë, kanë ecur përpara dhe luajnë me një natyrshmëri që ne dikur nuk e kishim. Unë mësoj prej tyre dhe përpiqem të jem sa më e sinqertë në inte r - pretimin t im . Shpresoj që këtë ta kem përcjellë edhe në publik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.